Trafik ndërkombëtar droge dhe armësh, goditet banda kriminale shqiptare! Në pranga 45 persona në Belgjikë e Spanjë! Krerët e mafias investonin në kriptomonedha

45 persona janë vënë në pranga në Belgjikë e Spanjë, si pjesëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare shqiptare që merreshin me trafik droge dhe shitje armësh. Një operacion ndërkombëtar ku u përfshinë autoritetet ligjzbatuese të 7 vendeve çoi në shkatërrimin e një prej rrjeteve shqiptare të kokainës në Europë. Eurojust dhe Europol mbështetën një seri aksionesh të ndërmarra në Belgjikë dhe Spanjë, gjatë së cilave u kontrolluan më shumë se 80 vende, u arrestuan 45 persona dhe u sekuestruan armë dhe pasuri prej 2 milionë eurosh. Të arrestuarit dyshohen se e importonin kokainën nga Amerika Latine nëpërmjet porteve të ndryshme europiane, organizonin dhe transportonin ngarkesat nëpërmjet avionëve, anijeve, makinave, e kamionëve dhe drejtonin tregun. Spanja dhe vende të tjera të Bashkimit Europian u përdorën për të pastruar të ardhurat nga tregtia e tyre.

“Goditja” e fuqishme e bandës shkoi përtej territorit belg, pasi dhjetëra pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal u arrestuan në disa vende të Bashkimit Evropian si Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë, pas bastisjes së 80 shtëpive.

Policia gjyqësore federale e Brukselit ka kryer kontrolle në dhjetëra shtëpi në vend mëngjesin e së martës në kuadër të një operacioni ndërkombëtar, ndërsa ka sekuestruar armë, kokainë, para, ora luksoze, diamante dhe automjete.

Kjo nuk është hera e parë që mafia shqiptare goditet në Bruksel. Mediat vendase shkruajnë se aksioni i mëngjesit të sotëm mund të lidhet ngushtë me në operacion të ngjashëm në tetor të vitit të kaluar, ku u arrestuam 64 pjesëtarë të bandës.

“Ishte zbulimi i një bote të re kriminale në të gjithë territorin e Brukselit, e cila deri më tani ka arritur të mbetet kryesisht e padukshme", tha Eric Jacobs, drejtor i Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit.

Operacioni në tetor, 2021- Sky ECC- "Sky ECC” është një aplikacion komunikimi i cili përdoret nga grupet kriminale por që së fundmi është arritur të thyhet nga autoritetet.

Operacion u bë i mundur falë informacionit të marrë nga hakimi i shërbimit të kriptofonit Sky ECC në mars të vitit 2021. Pasi komunikimi i koduar i rrjetit SKY ECC mund të prishej, hetuesit gjetën një tjetër pasuri informacioni në ato mesazhe, që do të thotë se dosja mori përmasa shumë më të mëdha, sipas prokurorit federal. Kontaktet u krijuan në disa vende të Amerikës së Jugut, në veçanti në Brazil, Ekuador, Kolumbi, Peru, Bolivi dhe Paraguaj.

Droga u soll në vende të ndryshme të Evropës përmes automjeteve me dhoma të fshehura, kompanive të transportit, avionëve të mallrave dhe madje edhe avionëve privatë.

Nga 114 bastisje shtëpish gjatë operacionit janë arrestuar 64 persona. Hetuesit zbuluan gjithashtu gjashtë laboratorë përmes së cilëve përpunohej kokaina.

Sipas prokurorisë nga hetimet ka rezultuar se bandat organizohen në mënyra të reja krimale. Sipas zyrës së prokurorit federal, këto nuk janë më organizata ekskluzivisht të bazuara në familje ose klane.

“Janë ndërmarrje të përbashkëta që sipas modelit të shoqërive tregtare tradicionale, formohen sipas nevojave të organizatave. Fokusi i vetëm i tyre është optimizimi i kostos dhe fitimit.”, është shprehur prokurori.

Prokurori shtoi se edhe sjellja e drejtuesve të organizatave kriminale po ndryshon.

"Ata investojnë në asete të sigurta si prona të paluajtshme, biznese legale dhe ts tjera. Kriptomonedhat gjenden në gjithnjë e më shumë dosje, duke përfshirë edhe këtë," tha prokuroria federale, e cila do të monitorojë nga afër këtë prirje në zhvillim.

Raportet tregojnë se Belgjika është shndërruar në një “fushëbetejë” për bandat e drogës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baftjar: 15/02/2022 18:03

    Basha qendroi fort nuk e dekonspiroi burimin e te dhenave per toyra yaris ????????????.Çuditerisht dy dite me pas nisin arrestimet ne belgjike dhe i vene emrin sky ecc kur tgjith çunat qe perdornin kto telefona kane kohe qe i kan zhduk.

    Përgjigju
  • Fshati: 15/02/2022 12:39

    Une nuk tregova per Toyota yaris.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!