Trafikantët shqiptarë në
Itali, ja bisedat e përgjuara

Një organizatë shqiptaro-italiane e dedikuar në shitjen e kokainës në Brindizi është shkatërruar dje ndërsa 18 persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Tre krerët e grupit ishin Vilson, Daniel dhe Marte Kokli, bënë të ditur autoritetet italiane. Gjatë kontrolleve të zhvilluara ndërsa po kryeshin arrestimet, u sekuestruan mbi 700 gramë kokainë: droga, sipas hetuesve, shpërndahej në lokalet e natës dhe diskoteka. Gjithashtu është sekuestruar edhe një pronë e paluajtshme dhe disa autovetura luksoze, me një vlerë totale prej 250 mijë eurosh.
Operacioni policor që mundësoi shkatërrimin e këtij rrjeti mbante emrin “Muri” ndërsa dosja hetimore e prokurorëve italianë zbulon se hetimet kanë nisur nga dyshimet paraprake të hetuesve në lidhje me jetën luksoze që bënin disa prej shqiptarëve të arrestuar. Shqiptarja.com ka siguruar përgjimet ekskluzive të kryera nga prokurorët italianë dhe dialogjet, momentet e tensionit, organizimin e skemës së shpërndarjes së drogës nga shqiptarët dhe italianët e arrestuar. Krerët e kësaj organizate kanë humbur qetësinë në momentin kur janë arrestuar tre antarë të kësaj organizate në vitin 2011.
Pas arrestimit të tyre shqiptarët kanë nisur të japin gjithnjë e më tepër detaje gjatë bisedave të tyre të bëra në momente paniku. Hetuesit italianë thanë dje se kokaina që shpërndahej nga ky grup ishte e destinuar në provincat e Brindizit dhe Leçes duke patur influencë tregu mbi një numër të madh diskotekash dhe lokaleve të natës në këtë zonë. Hetimet ndaj kësaj organizate kanë nisur në vitin 2010 dhe për më tepër se dy vite 18 antarët e organizatës kanë qenë në përgjim të pandërprerë.
Përgjimet e antarëve të organizatës
Përgjim i datës 22.07.2010 mes Luan Çelës dhe Vilson Koklit të cilët diskutojnë në lidhje me shitjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike

Vilsoni: Ej Luano
Luani: Shiko një çik mos të ka marrë ndonjë gjë ty ai
Vilsoni: Jojo janë tamam… rri i qetë
(nuk kuptohet)
Luani: Jojo po të them për atë muhabetin tjetër…ai I ka thënë për më tepër…më kupton?
Vilsoni: Aha….
Luani: Prandaj të them un ty që të kontrollosh dhe ti shofësh me kujdes ato…
Vilsoni: Jo mo jo….në rregull janë edhe ato….e kappa direct unë ku e kishe…në rregull janë.
Luani: Epo shumë mirë…
Vilsoni: Rri i qetë vlla.

Përgjim i datës 06.08.2010 mes Luan Çelës dhe Vilson Koklit të cilët diskutojnë në lidhje me shitjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike

Luani: Dua të të takoj pak
Vilsoni: Si the?
Luani: Dua të takohemi.
Vilsoni: Tani do?
Luani: Unë me atë mikun e lashë për nga ora 20:00.
Vilsoni: Mirë vlla mirë…nga ora 18:30-19:00 e lëmë të takohemi bashkë ne njëherë dhe e pijmë kafen aty te Vittoria
Luani: Mirë vlla, në orën 18:30 pres telefonatën tënde
Përgjim i datës 09.06.2010 ndërmjet shtetasit shqiptar Vilson Kokli dhe shtetasit Italian Nikola Aresta ku flasin për sasitë e kokainës që Aresta duhet të marrë prej tij ku sasia e drogës fshihej pas fjalëve “dy miq”:

Nikola: Ej, te porta e madhe, futu te porta e madhe dhe ec vetëm drejt…aty jam unë, te ajo piceria aty pranë , kupton?
Vilsoni: Ok aty po vij
Nikola: Po tani ama, me dy miq jam
Vilsoni: Mirë, mirupafshim
Nikola: Dy miq, dy miq

Përgjim i datës 06.09.2010 mes Armando Ukës dhe Vilson Koklit ku mes tyre flitet për sigurimin e disa “zogjëve të vegjël” ç’ka nënkupton se dy të përgjuarit po flisnin për sigurimin e një sasie fishekësh pistolete.

Armandi: Ej, kam ca zogj të vegjël, nga ata që të duheshin ty. Të kujtohet? Sa të duhen ty?
Vilsoni: Mirë vlla, kur të vij aty unë e flasim.
Armandi: Ore më kë ke debatu aty? Dëgjova se ishit kapur keq…
Vilsoni: Ata u kapën me mua jo unë me ta
Armandi: Kush janë ata, I njof unë?
Vilsoni: Jo, janë në burg tani
Armandi: Në burg? Po ka ngel ndonjëri jashtë?
Vilsoni: Sdi gjë
Armandi: Po ti je budalla fare….më merr në telefon mua kur ndodhin këto gjëra..ditën…se kam problem unë

Në të njëjtën ditë Kokli dhe Uka flasin për të bërë dorëzimin e fishekëve biseda në vijim vërteton se pas dy ditësh do të bëhej dorëzimi I fishekëve:

Armandi: Këtë javë mbase dal nja dy ditë andej
Vilsoni: Shumë mirë
Armandi: Ok?
Vilsoni: Mirë mirë po mos fol shumë se pastaj ciu-ciu ata miqtë

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit