Policia italiane ka arrestuar këtë herë një 36-vjecar shqiptar është arrestuar në zonën e Grumello al Piano në itali , me akuzën e shitjes së lëndëve narkotike, mbajtjes së armëve të zjarrit dhe shfrytëzimit të prostitucionit në Itali.
Sipas mediave italiane 36-vjeçar shqiptar Kostandin Zama, u arrestua në shtëpinë e tij. Ai u kap me një sasi prej rreth 20 gram kokainë dhe një peshore elektronike të cilën në momentin e kapjes në flagrancë nga policia e ka hedhur nga dritarja . Ndërkohë në makinën e tij iu gjet edhe një armë një pistoletë me 9 fishekë e cila iu sekuestrua nga policia në një apartament në Bergamo të Italisë.
Ndërkohë nga hetimet e kryera nga autoritet e policisë italiane rezultoi se ndërtesa e apartamentit ishte përdorur nga një tjetër i arrestuar, shtetasi me iniciale S. E., 36 vjeç, gjithashtu i akuzuar edhe ky për trafik dhe prostituacion të femrave.