Trafikimi i kanabisit nga aeroporti i Tiranës në Stamboll, cila ishte skema që përdornin 6 turqit! Pasi bënë check-in, u pritën nga 2 burra jashtë terminalit

Në datat 02 dhe 08 tetor të këtij viti, në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit u kapën katër turq, të cilët mundën të kalojnë përkatësisht 31 dhe 32 kg kanabis sativa, në fluturimet direkte nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, përmes së njëjtës linjë. Fadime Yilmaz, Irfan Ispirli, Hasan Usuman dhe Fevzi Yurekli, të katërt të arrestuar në Stamboll, nuk vepruan të vetëm brenda territorit të Shqipërisë, për të kaluar në dy herë të ndryshme sasitë e lëndës narkotike. Por, diktimi i tyre u bë vetëm pas arrestimit në Stamboll.

Pas nisjes së hetimeve në Shqipëri, policia dhe prokuroria arriti të zbulonte, identifikonte dhe lokalizonte edhe bashkëpunëtorët e tyre, po ashtu bashkëkombas turq, Utku Kaya dhe Kabilay Kaya. Të dy u arrestuan në tentativë për të kaluar kufirin përmes pikës kufitare të Qafë Thanës. Sipas verifikimeve ka rezultuar se të dy kanë shoqëruar në aeroport katër shtetasit turq në datat 02 dhe 08 tetor, dhe në dyja rastet është përdorur e njëjta skemë sjelljeje, me synimin mos kapjen nga autoritetet me sasitë e lëndës narkotike.

Referuar dosjes hetimore, të cilën Report Tv e disponon, Fadime Yilmaz dhe Irfan Ispirli erdhën në aeroportin e Rinasit në këmbë nga rrethrrotullimi pranë aeroportit dhe gjatë rrugëtimit ata shoqëroheshin nga të tjerë, njëri prej tyre i identifikuar përmes kamerave, Utku Kaya. Pasi u ndanë para terminalit, dy udhëtarët kanë hyrë në aeroport dhe kanë kaluar në pikën e kontrollit dy valixhe. Pasi kanë bëre check-in-in janë larguar nga mjediset e terminalit, kanë shkuar drejt një karburanti jashtë rrethimit të aeroportit, sërish të shoqëruar nga dy burrat që i përcollën më herët deri te terminali dhe janë kthyer kur ora për fluturimin u afrua. Për udhëtimin e datës 08 tetor, dy turqit Hasan Asuman dhe Fevzi Yurekli, kanë udhëtuar po ashtu drejt Stambollit, përmes të njëjtës skemë. Udhëtuan në këmbë drejt terminalit, të shoqëruar nga dy persona, pasi bënë check-in-in dolën jashtë, qëndruan derisa erdhi ora e kontrollit dhe u larguan.

Për të dyja rastet, katër shtetasit turq, pasi kanë bërë check-in dhe dorëzuar bagazhet, kanë dalë jashtë aeroportit me frikën se mund të diktoheshin dhe në një rast të tillë të mund të arratiseshin më kollaj. Hetuesit kanë dyshime se brenda aeroportit turqit kanë pasur bashkëpunëtorë. Mënyra e veprimit nga udhëtarët turq për të lënë bagazhet lë të kuptohet që ata mund të kenë pasur një ose disa bashkëpunëtorë në personelin e aeroportit, që duhet të ketë pasur të tille funksion që u lejonte të merrnin vesh nëse në një bagazh ishte diktuar dhe kapur drogë ose nëse ai bagazh kishte kaluar me sukses kontrollin e skanerit dhe ndoshta edhe atë fizik.

Në të dyja rastet, skaneri i ka përzgjedhur bagazhet që kishin pasur lëndë narkotike si bagazhe me risk, por skaneristët u kishin dhënë komandën kalo, pa i kaluar ato për një kontroll me të imtësishëm në një sallë tjetër, në prani të një polici të kufirit.

Utku Kaya dhe Kabilay Kaya, prej vitit 2018 kanë hyrje dhe dalje të shumta në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ata në kohet e fundit merrnin një makinë me qira, të cilën gjithmonë e kthenin në kohë, të larë dhe të parfumosur.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët

Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët