PRRENJAS-Policia ka vendosur në pranga një 32 vjeçar nga Maqedonia, ndërsa i janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta dhe 5 fishekë. I arrestuari është Ylber Suma 32 vjeç, lindur në Shkup, Maqedoni dhe banues në fshatin Dimcë, komuna Hani i Elezit në Kosovë.
Armët u gjetën gjatë kontrollit të automjetit tip "Alfa Romeo" me targa SK3771AD, të cilin e drejtonte vetë 32 vjeçari. Sipas policisë, ky person armët e zjarrit bashkë me municionet i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për ti shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa (pistoleta).
Shqiptari nga Maqedonia kishte arritur që ti kalonte armët në doganën e Qafë Thanës ndërsa është arrestuar në Urakë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake” të parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal

/Shqiptarja.com
Komente

