Një pilot anglez dhe dy persona të tjerë janë dënuar në Britaninë e Madhe për trafikimin e 4 emigrantëve të paligjshëm shqiptarë nga Shqipëria drejt vendit të tyre.
53 vjeçari, Richard Styles u arrestua në mars të vitit 2022 pasi kishte transportuar me aeroplan 4 shqiptarë nga Belgjika në Britaninë e Madhe. Styles kishte bashkëpunuar me ish-pilotin dhe shokun e tij të aviacionit Silvano Turchet, 68 vjeç, për të marrë me qira për 1500 £ nga një fushë ajrore në Lincolnshire.
Ka qenë shqiptari i njohur si “Tim K”, ai i cili u jepte udhëzimet që pasagjerët e paligjshëm shqiptarë të takoheshin me Styles në Belgjikë dhe më pas të niseshin drejt Britanisë së Madhe.
Pas arrestimit, Styles bëri shaka me policët, duke u dhënë se zakonisht arrestohej për drogë.
Menjëherë pas arrestimit të Styles, grupi shqiptar u ndalua në një taksi Mercedes të drejtuar nga Vijayakumar Sivakumar. Emigrantët iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit.
Një gjykatës britanik dënoi Styles me shtatë vjet burg, Turchet me shtatë vjet e gjysmë dhe Sivakumar me katër vjet e gjysmë, ndërsa shqiptarët u akuzuan për shkelje të ligjit të imigracionit.