Tre persona janë arrestuar nga policia pas një operacioni të zhvilluar nga policia e Tiranës.
Në operacionin e koduar ‘Weekend’, ka rënë në pranga 46-vjeçari Vladimir Gjoci, i cili në bashkëpunim me 26-vjeçarin Gehard Gaci dhe shtetasi italian Marco Maraschio shpërndanin armë zjarri dhe lëndë narkotike nga Italia për në Shqipëri.
Mësohet se tre të arrestuarit janë me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe 2 armë zjarri pistoletë, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Policia njofton se gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Vladimir Gjozit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Vladimir Gjoci, së bashku me shtetasin italian Marco Maraschio, banues në Lecce, Itali, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, merreshin me trafikimin e armëve luftarake nga Italia në Shqipëri, të cilat i shisnin më pas në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit italian i është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e llojit heroinë. Ndërsa shtetasi Gehard Gaci merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotikëve, të cilat i merrte nga shtetasi Vladimir Gjoci. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?
-
PO
32.9%
-
JO
57.6%
-
NUK E DI
9.5%
Vota total: 1522
Lajme të tjera
-
48 vjeçari në Prrenjas i dha fund jetës prej varfërisë ekstreme, OSHEE: Nuk i kemi ndërprerë furnizimin me energji elektrike
9 Gusht, 22:51
-
Aktorja e humorit flet për humbjen e binjakëve: Dhimbja jeton me mua
9 Gusht, 22:37
-
Shirat s’bëjnë punë! Zjarret në Lezhë vijojnë, shkrumbojnë mbi 200 hektar pyje
9 Gusht, 22:20
-
E rëndë në Shkodër, xhaxhai po pastronte çiften, qëllon aksidentalisht nipin! Ndërron jetë 10 vjeçari
9 Gusht, 22:16
-
‘Dua t’i dedikohem familjes’, Serena Williams njofton tërheqjen nga tenisi
9 Gusht, 22:14
-
Konflikt mes adoleshentëve në Kosovë, 16-vjeçari nxjerr thikën dhe plagos shokun e klasës
9 Gusht, 22:08
-
‘S’mund t’i kërkojnë në google, TV vetëm frengjisht', disa prej urdhrave absurd që të famshmit ua kanë vendosur fëmijëve
9 Gusht, 21:54
-
Marrëdhëniet e tensionuara Rusi- Izrael, Putin zhvillon bisedë telefonike me homologun izraelit
9 Gusht, 21:52
-
‘Putin mendoi se mund të na ndajë’, Biden nënshkruan protokollet e anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë
9 Gusht, 21:39
-
Berisha: Rama takohet periodikisht me një pronar peshkarexhe për kontrabandë nafte
9 Gusht, 21:23
-
Udhëzimi/ U hiqet e drejta Bashkive! Ja si do bëhet vjelja e taksave nga qytetarët debitorë! Kush s’i paguan brenda afatit, bllokim pasurie deri ndjekje penale
9 Gusht, 21:17
-
Moti i keq me erë të fortë në Itali, rrugët kthehen në lumenj balte! Shoferët bllokohen brenda makinave (FOTO)
9 Gusht, 21:07