Trafikonin 1 ton kanabis nga Shqipëria drejt vendeve të BE, goditet banda kriminale në Mal të Zi! Arrestohen 10 persona

Trafikonin 1 ton kanabis nga Shqipëria drejt vendeve të BE, goditet banda kriminale në Mal të Zi! Arrestohen 10 persona

Lënda narkotike e sekuestruar

Autoritetet malazeze kanë goditur një organizatë kriminale që dyshohet se ka kontrabanduar një sasi prej rreth 1 ton marihuanë nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

10 persona kanë rënë në pranga ndërsa janë nën hetim edhe 18 të tjerë të cilët dyshohet se janë anëtarë të organizatës kriminale për prodhim, mbajtje dhe shpërndarje droge. Arrestimet janë kryer edhe në zonën e Herceg, Novi, Podgoricë, Kolashin dhe Budva. Në total janë kryer bastisje në 14 qytete. Mes anëtarëve të bandës të vënë nën hetim, 4 prej tyre janë të arrestuar dhe po vuajnë dënimin me burg, ndërsa dy të tjerë janë në paraburgim për kryerjen e veprave penale në vitet 2021-2022.

Raportohet se sasia e kanabisit të sekuestruar arrin në 1 ton. Kanë qenë autoritetet malazeze ato që kanë bërë me dije për organizimin e një aksioni të tillë në Mal të Zi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja