Trafikonin drogë në Kretë,
në pranga dy shqiptarët

Trafikonin drogë në Kretë,<br />në pranga dy shqiptarët<br>
Në pranga janë vënë dy shqiptarët që trafikonin drogë në Rethimno të Kretës.

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar mbrëmë në Rethimno të Kretës, nga punonjësit e Departamentit të ndjekjes së drogës e të sigurisë, në Rethimno. Dy të arrestuarit, të moshës 29 dhe 31 vjeç, janë akuzuar për trafikim dhe posedim të lëndëve narkotike në Rethimo.

Gjatë operacionit policor, është lokalizuar zona specifike (cavanza) e përdorur nga 29-vjeçari për të fshehur drogën. Kur policia identifikoi 29-vjeçarin, ai ishte duke furnizuar 31-vjeçarin me lëndë narkotike.

Dy shqiptarët u ndaluan dhe u arrestuan nga oficerët e policisë. Nga kontrolli parë që u bë, rezultoi i se shqiptarët mbanin me vete:

1. Një sasi të vogël kanabis (është konfiskuar)
2. Tre telefona celularë
3. Shumën prej 55 euro cash

Më pas, vijoi një kërkim i dytë në zonën që 29-vjeçari përdorte për të fshehur drogën (cavanza), ku u gjetën dhe u konfiskuan tre pako të improvizuara që përmbanin gjithsej 330 gram kanabis.

Kontrolli i tretë konsistoi në hulumtimin brenda banesës së 29-vjeçarit ku u zbuluan dhe u konfiskuan:

1. 137.7 gram kanabis
2. Një sasi e vogël e substancave haluçinante (kërpudha)
3. Një shumë monetare prej 510 euro.
4. Automjeti që shërbente për transportin, në pronësi të 29-vjeçarit

Sendet e konfiskuara

krete

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut