Dy persona nga Podgorica C.Lj dhe D.Z, janë lënë në burg nga Prokuroria e Ulqinit. Ata akuzohen edhe për trafikim të 600 kg lëndë narkotike që nga viti 2017 nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian. I dyshuar për përfshirje në këtë trafik droge është edhe një person i tretë i cili aktualisht ndodhet në burg.
Ndërkohë që policia kufitare e Malit të Zi arrestoi në flagrancë një tjetër person me inicialet Gj. N., në vendin e quajtur Sutjel, Komuna e Ulqinit në afërsitë lumit Buna në kufi me Shqipërinë, me 50 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Vetëm një javë më parë policia malazeze po në të njëjtin vend ka sekuestruar 205 kg kanabis, e cila vinte nga Shqipëria.