Trafik droge nga Siria në Shqipëri e më pas BE me vlerë 2.7 mln euro! SPAK çon për gjykim 21 persona! Mes të akuzuarve, edhe një ish punonjës policie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që akuzohet për trafik droge nga Siria e Turqia në Shqipëri dhe më pas në BE. 20 anëtarë të grupi janë akuzuar për trafik ndërkombëtare droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ndërsa Marash Gjoni, ish punonjës policie ne Shkodër është akuzuar për korrupsion pasiv.

Konkretisht SPAK ka dërguar për gjykim të pandehurit: Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Artur Sulaj, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Sonila Sula, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Capi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cilo, për veprat  penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. I pandehuri Marash Gjoni, ish punonjës policie ne Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, ndërsa i pandehuri Besnik Ruçi, krahas veprave penale të mësipërme është akuzuar dhe për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione pubilke”.

SPAK thotë se nga hetimi është dokumentuar veprimtaria e një grupi të strukturuar kriminal, i cili e shtrinte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga  vendet e Lindjes së Mesme, Turqi, Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së.

'Nga hetimi i këtij procedimi penal është dokumentuar veprimtaria e një grupi të strukturuar kriminal, i cili e shtrinte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga  vendet e Lindjes së Mesme, Turqi, Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së. Gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar linjat e trafikimit të lëndëve narkotike dhe personat e përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal si në Shqipëri, ashtu dhe në Itali e vende të tjera. Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, Eurojust, Europol, Reparti i Karabinierisë Compagnia Borgo San Lorenzo (Firence), Policinë e Shtetit, Zyrën e Interforcës Italiane, kanë bërë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal për 21 anëtarë të  grupit të strukturuar kriminal, të përfshirë në disa raste trafikimi të lëndëve narkotike nga vende të Lindjes së Mesme, drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të BE-së.'- njofton SPAK.

Grupi e ka ushtruar veprimtarinë nga viti 2020 e në vazhdim, ndërsa institucionet ligjzbatuese kanë mundur të sekuestrojnë sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike në Durrës, Tiranë, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Maqedoninë e Veriut, në Greqi dhe Itali, në tetë episode trafikimi të lëndëve narkotike të llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”. Vlera e drogës së sekuestruar është rreth 2.7 ml euro.

'Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2020 e në vazhdim ku është bërë e mundur sekuestrimi i sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike në Durrës, Tiranë, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Maqedoninë e Veriut, në Greqi dhe  Itali, në tetë episode trafikimi të lëndëve narkotike të llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”, e cila është  siguruar në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, më pas është trafikuar në Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e BE-së.  Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 episode lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro, si dhe automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular dhe vlera monetare. Gjatë hetimit është dokumentuar edhe një rast korruptiv i një punonjësi të policisë së shtetit, i cili kundrejt përfitimit të parregullt ka ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal.'- bën të ditur SPAK.

Rrjeti kriminal prej 21 personash u zbulua nga SPAK dhe prokuroria e Firences pas hetimeve mbi ngarkesat me kanabis që vijonte nga Siria dhe heroinën që mbërrinte nga Turqia në Itali, duke kaluar përmes Shqipërisë.  Kreu i grupit kriminal dyshohet se ishte Endrit Bakiu, i cili është arrestuar në vitin 2021 në Durrës ku iu gjetën 30 kg kanabis në formë çokollate. Për operacioni, Report Tv siguroi edhe dosjen e plotë të SPAK (Lexo këtu)

Në datën 26.12.2023 Prokuroria e Posaçme ka përcjellë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.249 të vitit 2020, në ngarkim të 21 të pandehurve të mësipërm, me akuzat e tyre respektive. Ndërkohë është vendosur ndarja e çështjes për hetime të mëtejshme për fakte penale të tjera.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë