Trafikonin emigrantë nga Korça drejt Tiranës, 9 të arrestuar, një në kërkim

Trafikonin emigrantë nga Korça drejt Tiranës, 9 të arrestuar, një në kërkim

9 persona kanë përfunduar në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për trafikim të jashtëligjshëm të emigrantëve kundrejt fitimit nga Korça drejt Tiranës. Arrestimet ndodhën gjatë tre rasteve të goditura në fshatin Çiflig, në Maliq dhe në dalje të qytetit të Pogradecit.

Në pranga ranë K. P., 21 vjeç; L. B., 20 vjeç; F. D., 19 vjeçe, banues në Durrës, L. C., 35 vjeç, banues në Prishtinë; N. K., 43 vjeç, banues në Vushtrri, Kosovë; R. K., 29 vjeç, banues në Fushë-Kosovë, K. M., 21 vjeç; K. L., 19 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në kërkim është shpallur 21-vjeçari K.D., 21 vjeç, banues në Durrës, i cili nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar por kreu manovra të rrezikshme me mjetin e tij, duke aksidentuar edhe dy pasagjerë dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Gjatë këtyre operacioneve janë ndalur edhe 27 shtetas të huaj, të cilët kishin si destinacion Tiranën.

Konkretisht në fshatin Çiflig, Korçë, shërbimet e Policisë pasi kanë patur në ndjekje mjetet tip "Benz" dhe "Citroen", me të cilat shtetasit K. P., L. B., F. D., dhe K. D., në bashkëpunim mes tyre ishin duke transportuar drejt Tiranës kundrejt fitimit 4 shtetas të huaj, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit tip "Citroen" shtetasit K. D., që të ndalonte, por ky i fundit me qëllim shmangien e kapjes nga policia, kreu manovra të rrezikshme duke dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar dy shtetas të huaj, pasagjerë në këtë mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës, ku më pas njëri prej tyre u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar.

 Në Maliq, pranë vendit të quajtur "Tyrbja", tre shtetasit kosovarë L. C; N. K., dhe R. K., janë kapur në flagrancë me mjetet tip "Volkswagen Golf" dhe "Volkswagen Sharan", duke transportuar kundrejt fitimit 4 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, të cilëve më pas iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Si edhe në dalje të qytetit të Pogradecit, tre shtetasit nga Tirana K. M; K. L., dhe K. M., janë kapur me mjetet tip "Volkswagen"dhe "Skoda" duke transportuar kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 19 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit