Policia godet 'rrjetin' e taksistëve trafikues, ndalohen 17 emigrantë të huaj në Korçë, i çonin në BE

Policia godet 'rrjetin' e taksistëve trafikues, ndalohen 17 emigrantë të huaj në Korçë, i çonin në BE

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Korçës në bashkëpunim me policinë kufitare, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër dhe proceduar gjithashtu një tjetër person. I gjithë ky aksion erdhi pas informacioneve për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në këtë operacion të koduar 'Perimetri' u bllokuan edhe 17 shtetas të vendeve të treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek dhe po transportoheshin kundrejt fitimit në drejtim të kufirit  me Malin e Zi, me qëllim destinacionin final një nga vendet e BE-së.

Fillimisht në Devoll policia vendosi në pranga E. K., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe R. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll, si edhe u shpall në kërkim I. T., 28 vjeç, banues në fshatin Vishoticë, Devoll. Nga hetimet e kryera rezulton se tre shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, i kishin premtuar kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në drejtim të Greqisë kundrejt shpërblimit prej 300 euro, një 32-vjeçari, i cili u kap nga shërbimet e policisë kufitare dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Ndërkohë në në aksin rrugor Pogradec-Tiranë policia arrestoi shtetasin  E. T., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi tek vendi i quajtur "Enkelana" në Pogradec u kap duke transportuar me mjetin tip furgon 13 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Sakaq në rastin e tretë janë arrestuar në flagrancë dy shtetas E.L., 30 vjeç, banues në Rrëshen dhe K.K., 20 vjeç, banues në Fushë- Krujë, pasi janë kapur nga policia duke transportuar me automjet katër shtetas palestinezë, kundrejt fitimit. Shtetasit në fjalë kanë kundërshtuar edhe poloicinë dhe kanë tentuar të largohen ndaj në gjykatë do të përballen me akuzat "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Më herët, rreth një javë më parë është goditur një tjetër rast i emigracionit të paligjshëm në Pogradec, ku u arrestua shtetasi I. B, 35 vjeç, pasi po transportonte me makinë 11 shtetas të vendeve të tretë.

Më herët 'Report TV' nëpërmjet një investigimi zbuloi dhe tregoi se si bëhej i mundur trafikimi i emigrantëve që e kishte zinxhirin nga Lindja e Mesme, në Greqi, Shqipëri dhe deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë