Rrjeti i trafikut të emigrantëve nga Lindja e Mesme në BE, 300 € nga Bilishti në Shkodër, grupi kapet 'mat' afër TEG-t, 6 të arrestuar, sekuestrohen 12 mijë €

TIRANE-Gjashtë persona, 4 nga Tirana dhe 2 nga Korça janë arrestuar si pjesë e një rrjeti trafiku të emigrantëve që e kishte zinxhirin nga Lindja e Mesme, në Greqi, Shqipëri dhe deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian. Të arrestuarit e operacionit "Stafeta" mes të cilave një vajzë dhe një grua janë;

1. Ali Osmanaj 36 vjeç banues në Tiranë
2- Aida Velcani 39 vjeç banues në Tiranë
3- Mentor Isufi 30 vjeç banues në Tiranë
4- Anamaria Bengaj 20 vjeçe banuese në Tiranë
5- Ardit Pinderi 21 vjeç banues në Korçë
6- Melinor Pinderi 19 vjeç banues në Korçë

Operacioni sipas policisë është finalizuar pas një hetimi 8 mujor. Sipas policisë të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Greqi, Turqi dhe Lindjen e Mesme, për një periudhë 9-mujore kanë organizuar dhe drejtuar veprimtarinë kriminale të trafikimit të personave me origjinë nga Lindja e Mesme në Greqi, Shqipëri deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Por pavarësisht 8 muajve hetime, policia thotë se ka dokumentuar vetëm  4 raste të trafikimit të personave nga ky grup dhe sipas të dhënave këta persona merrnin nga 100-300 euro për çdo emigrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës. Ali Osmanaj, Aida Velcani dhe Mentor Isufi janë kapur në flagrancë në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut duke transportuar me makinë 5 emigrantë të paligjshëm nga Maroku.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 12.000 euro, një milion lekë, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 10 aparate celularë, mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjencitë e transfertave të parave, si dhe dy makina që shërbenin për të transportuar emigrantët.

Me akuzën e implikimit në trafikun e arabëve pak javë më parë u ndalua dhe më pas u lirua nga gjykata për të vijuar hetimet në gjendje të lirë drejtuesja e Kufirit dhe Migracionit Tiranë, Enkeleda Toska, bashkë me disa zyrtarë të këtij institucioni. Report TV solli ekskluzivisht rrugëtimin e refugjatëve sirianë që pas futjes ilegalisht në Shqipëri përfundojnë në kryeqytet të ndihmuar nga grupet kriminale kundrejt pagesave.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Seldi: 21/06/2020 16:46

    8 muaj hetim nga policia per ti arrestuar por mjaftojn 8 dit qe gjykatesit ti lirojn gjith.Kjo eshte e mallkuara Shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur