Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë, SPAK çon për gjykim dosjen e grupit kriminal, mes tyre 3 punonjës policie

Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë, SPAK çon për gjykim dosjen e grupit kriminal, mes tyre 3 punonjës policie

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim 7 të pandehur, mes tyre 3 punonjës policie, të arrestuar në shkurt të 2022, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ku trafikonin makina të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë. SPAK ka çuar për gjykim Selaudin Shahinin, Ndriçim Shahinin, Ervis Carën, Endi Ahmetajn, Vojsava Dodën, Aurel Shatrin dhe Fatri Brahën. Endi Ahmetaj, ishte polic i ‘Shqiponjave’, Vojsava Doda inspektore policie në Tiranë, Vojsava Doda inspektore policie në Tiranë dhe Fatri Braha, punonjës i policisë në Kukës, akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas SPAK të pandehurit bashkëpunim me njeri-tjetrin kishin krijuar një rrjet personash që funksiononin si një grup i strukturuar kriminal, dhe trafikonin mjete e të vjedhura, nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. SPAK bën të ditur se grupi i strukturuar kriminal drejtohej nga Selaudin Shahini, në përbërje të të cilit ishin dhe  të pandehurit Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, dhe Aurel Shatri, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Pas hetimeve, SPAK ka dalë në përfundimin se grupi kriminal siguronte mjete të vjedhura në Republikën e Kosovës dhe më pas i kanë trafikuar në territorin e Republikës së Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar Morinë, Kukës me targa të vendosura në to, që i përkisnin mjeteve të targuara dhe regjistruara në Republikën e Shqipërisë. Në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri Endi Ahmetaj ka qenë punonjës policie në detyrën trupë shërbimi i forcës së posaçme “Shqiponja”, në Sektorin e Rendit dhe Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ndërsa e pandehura Vojsava Doda ka qenë inspektore policie pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

I pandehuri Fatri Braha, në kohën e kryerjes së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” ka qenë punonjës policie me gradën inspektor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, si dhe më datë 24.02.2022, duke qenë me detyrë “Ndihmës specialist kontrollor“, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, Kukës, me dashje nuk ka kryer proçedurat e verifikimit dhe regjistrimit në Sistemin TIMS për të pandehurën Vojsava Doda, duke i krijuar asaj lehtësira për trafikimin e një mjeti të vjedhur në Republikën e Kosovës, mjet i cili ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë me targat e një mjeti tjetër të regjistruar në Shqipëri, si dhe drejtohej nga kjo e pandehur. Veprimtaria kriminale e të pandehurve është arritur të zbulohet më datë 24.02.2022, si dhe të pandehurit janë arrestuar në flagrancë apo ndaluar më datë 25.02.2022.

Hetimet paraprake janë drejtuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe janë zhvilluar në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe oficerët e shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim të pandehurit:
– Selaudin Shahini, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi imjeteve motorrike”, e kryer më shumë se një herë dhe n ëbashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”,  “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit tëstrukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 141/a, paragrafi 2  dhe 28/4, 333/a paragrafi 1, si dhe   334 pika 1 të Kodit Penal.

-Ndriçim Shahini, Ervis Cara dhe Endi Ahmetaj, akuzuar për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”,  “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 141/a, paragrafi 2  dhe 28/4, 333/a paragrafi 2, si dhe   334 pika 1 të Kodit Penal.

– Vojsava Doda dhe Aurrel Shatri, akuzuar për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 141/a, paragrafi 1 dhe28/4,333/a paragrafi 2, si dhe   334 pika 1 të Kodit Penal.

– Fatri Braha, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë