Trafikonin organet e fëmijëve, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në Pakistan

Trafikonin organet e fëmijëve, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në Pakistan

Pakistan

Disa trafikantë pakistanezë janë arrestuar nga policia e Pakistanit pasi merreshin me trafikun e organeve njerëzore. Ata i joshnin viktimat duke i premtuar punë fitimprurëse përpara se t’i hiqnin organe të caktuara në një laborator sekret pranë Islamabadit.

Policia pakistaneze ka njoftuar ditën e sotme se ka shkatërruar një rrjet të trafikut të organeve njerëzore, duke gjurmuar një djalë 14-vjeçar, i cili ishte zhdukur prej disa javësh dhe kur u gjet i kishin zhdukur veshkën. Organet i shisnin deri në 900,000 rupi (3,600 euro).

"Vetëm kur e gjurmuam atë, zbuluam se pas zhdukjes së djalit qëndronte një operacion i trafikimit të organeve," tha Rehan Anzoom, zëdhënës i policisë, në policinë lindore-qendrore të provincës Punjab.

"Djali na tha se kur u zgjua një burrë arab ishte në një barelë pranë tij, kështu që ne besojmë se shumica e klientëve ishin të huaj, " tha Anzoom, duke shtuar se gjashtë persona janë arrestuar.

Viktimat po dërgoheshin në një laborator sekret të transplantit të organeve në Rawalpindi, pranë kryeqytetit Islamabad.

Laboratorë të tillë klandestine në Pakistan në shumicën e rasteve nuk kanë pajisjet mjekësore ose ekspertizën e nevojshme për një transplant, dhe pacientët kanë vdekur atje nga komplikimet në të kaluarën.

 "Jam mirënjohës që policia e gjeti atë në kohë, " i tha AFP babai i djalit në Lahore, kryeqyteti i Punjabit, ku ai ishte zhdukur.

Policia tha se ende nuk i ka identifikuar mjekët e përfshirë në operacion.

Pakistani e ndaloi tregtinë e organeve njerëzore në vitin 2010, e cila dënohet maksimalisht me 10 vjet burg.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit