Monika Bernadeta Weiss, 41 vjeçe, banuese në Poloni është paraqitur në Pikën Kufitare të Kakavisë një ditë më parë.
Pas verifikimit të bërë nga punonjësit e policisë në sistemin TIMS kjo shtetase ka rezultuar e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga “INTERPOL GJERMANIA”, pasi Gjykata Gjermane i ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Organizim të migrimit të paligjshëm".
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com