Trafikonte kokainë në Danimarkë, SPAK dërgon në gjykatë Astrit Beqirin! GJKKO sekuestro pasurive të tij, mes tyre dhe pularia

SPAK ka dërguar për gjykim çështjen kundër Astrit Beqirit dhe Dhimitër Shkodranit, të akuzuar për trafik kokaine si dhe pastrimit të produkteve të veprës penale duke vepruar si grup i strukturuar kriminal.

Hetimet dhe arrestimi tyre ishte si pjesë e operacionit të gjerë të zhvilluar në 26 qershor 2019, ku mori pjesë dhe Europol dhe u zhvillua në disa vende të Europës.

Në Shqipëri përfundoi në pranga Astrit Beqiri, zbulimi i të cilit u bë nga Jetmir Kastrati, kunati i tij. Kastrati ishte koka e trafikut të kokainës dhe heroinës në Danimarkë, ku është arrestuar.

Gjatë operacionit janë dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së dhe se të ardhurat “cash” i dërgonin në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të luajtëshme dhe të paluajtëshme, si dhe në aktivitete biznesi. Paratë silleshin nga Danimarka në Maqedoninë e Veriut, duke i transportuar me autobusët e kompanisë  “ALBA TRANS” në Tetovë. Më pas ato merreshin nga Dhimitër Shkodrani dhe përfundonin tek Astrit Beqiri në Shkodër, ku investoheshin në biznese, prona etj.

Nisur nga kjo provat, SPAK mbylli hetimet për Beqirin duke e dërguar në gjykatë si të pandehur, ndërsa GJKKO ka vendosur të sekuestrojë pasurinë e tij ku përfshihet pularia në Shkodër “RENS 2015”, 6 banesa në Velipojë, një motor tip “Yamaha”, 5 makina dhe 2 furgonë. 

Në kuadër të këtij procedimi penal janë sekuestruar me synim konfiskimin :

-173.500 euro dhe 8 629 000 lekë (të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit Astrit Beqiri).

-Pularia “RENS 2015”, e cila figuron e regjistruar në emër të të pandehurit Astrit Beqiri, por që hetimi ka provuar se investimi në këtë pulari është si rezultat i parave që rridhnin nga aktiviteti kriminal i kunatit të tij Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Pularia aktualisht është nën sekuestro, në gjendje pune dhe administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konsfiksuara.

-Gjashtë banesa në Velipojë, Shkodër;

-Motorr tip “Motorr Yamaha”, me targe SH 133 E ;

-Automjet BMË X5 me targe AA 323 LJ ;

-Automjet tip Benz Mercedes E320CDI me targe AA 139 LG ;

- Automjet tip “Volksëagen Golf”, me targe AA 165 VH ;

- Automjet tip “Fiat” me targe SH 2872 E ;

-Automjet tip “Mercedes Benz E250TD”, me targe SH 6672 D ;

-Furgon ngjyrë e verdhë, i markës IVECO, me targa AA 866 FB ;

-Furgon i markës ATP, Daimler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA 803 RF;

Deklarata e plotë e SPAK

"Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.147 të vitit 2019. Në përfundim të hetimeve paraprake janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

Astrit Beqiri, akuzuar për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287/1 gërmat “a”, “b” dhe “d”, 28/4, 333/a/2 si dhe 334 të Kodit Penal.

Dhimitri Shkodrani, akuzuar për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287/1 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 si dhe 334 të Kodit Penal.

Autoritetet daneze të drejtësisë kanë kryer hetime për një grup të strukturuar kriminal, në përbërje të të cilit ishin kryesisht shtetas shqiptarë, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, kryesisht të llojit “kokainë”. Është dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së. Gjatë hetimeve, autoritetet daneze konstatuan se anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal të ardhurat me natyrë kriminale i dërgonin “cash” në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të luajtëshme dhe të paluajtëshme, si dhe në aktivitete biznesi.

Në këto rrethana me kërkesë të autoriteteve daneze, prokuroria shqiptare filloi hetimet, të cilat u fokusuan në drejtim të evidentimit të pasurisë që anëtarë të këtij grupi kishin investuar në Shqipëri. Gjithashtu në marrëveshje dhe koordinim me autoritetet daneze në të njëjtën ditë, në datën 26.06.2019, në kuadër të operacionit “Goldfinger”, u arrestuan mbi 42 persona në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky hetim. U sekuestruan 40 kg kokainë (në Danimarkë, Hollandë etj), u sekuestruan mbi 600 mijë euro, armë zjarri, granata, disa automjete, objekte te ndryshme, etj.

Po në datën 26.06.2019, në Shqipëri u bë arrestimi i shtetasit Astrit Beqiri, 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147 të vitit 2019, janë kryer në bashkëpunim shumë efektiv me autoritetet gjyqësore daneze dhe norvegjeze dhe kanë evidentuar skemën e pastrimit të produkteve të veprës penale si më poshtë:

Grupi i strukturuar kriminal, sipas një skeme të mirëpërcaktuar, paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportuar paratë me anë të autobuzëve të shoqërisë “ALBA TRANS” (e regjistruar në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte shtetasi B. Ali, i arrestuar në Danimarkë. Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturuar kriminal, shtetasi Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshin tek shtetasi Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferimi i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj.

I pandehuri Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si SOKOL Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se i pandehuri Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur ti pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme etj. Në kuadër të këtij procedimi penal janë sekuestruar me synim konfiskimin :

·         173.500 euro dhe 8 629 000 lekë (të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit Astrit Beqiri).

·         Pularia “RENS 2015”, e cila figuron e regjistruar në emër të të pandehurit Astrit Beqiri, por që hetimi ka provuar se investimi në këtë pulari është si rezultat i parave që rridhnin nga aktiviteti kriminal i kunatit të tij Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Pularia aktualisht është nën sekuestro, në gjendje pune dhe administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konsfiksuara.

·         Gjashtë banesa në Velipojë, Shkodër;

·         Motorr tip “Motorr Yamaha”, me targe SH 133 E ;

·         Automjet BMË X5 me targe AA 323 LJ ;

·         Automjet tip Benz Mercedes E320CDI me targe AA 139 LG ;

·         Automjet tip “Volksëagen Golf”, me targe AA 165 VH ;

·         Automjet tip “Fiat” me targe SH 2872 E ;

·         Automjet tip “Mercedes Benz E250TD”, me targe SH 6672 D ;

·         Furgon ngjyrë e verdhë, i markës IVECO, me targa AA 866 FB ;

·         Furgon i markës ATP, Daimler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA 803 RF;

Krahas dërgimit per gjykim të dy të pandehurve, Prokuroria e Posacme vazhdon hetimet edhe në drejtim të autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë skemë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 04/08/2020 17:25

    A do arrijme te shohim nje dite konfiskimin e pronave te hajduteve Berisha-Meta-Basha...qe gjoja ju dhimset kombi e populli...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite