Gjykata e Shkodrës ka liruar nga qelia Bujar Hasajn, anëtarin e Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Malësisë së Madhe, i arrestuar për trafik të 22 automjeteve luksoze nga vendet e BE në Shqipëri.
Në bazë të prova të grumbulluara nga prokuroria e Shkodrës, Hasaj ishte drejtuesi kryesor i këtij grupi, ku në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë si Naim Hasajn dhe Toni Marku nga Malësia e Madhe, kanë trafikuar automjete luksoze dhe më pas i kanë shitur ato, duke përdorur dokumenta të falsifikuara. Mirëpo pavarësisht provave bindëse që prokuroria e Shkodrës kishte administruar për këtë tre persona, gjyqtarja e Shkodrës Luveta Dade, ka vendosur të lirojë nga qelia tre shtetasit Bujar Hasajn, Tonin Markun dhe Naim Hasajn.
Për këta persona, prokuroria kërkoi caktimin e masës “arrest në burg” pasi rezultojnë me veprime aktive kriminale në trafikun e automjeteve luksoze. Ndërkohë nga ana tjetër, gjyqtarja e çështjes ka vendosur masën “arrest shtëpie”, duke mos marrë në konsideratë masën e dënimit që ka vepra penale e kryer prej tre të arrestuarve nga 5 deri në 15 vite burg.
Nuk dihet me saktësi se cili ka qënë argumenti që ka përdorur gjyqtarja për lirimin e tre personave të sipërcituar, por burime pranë prokurorisë thanë se sapo të njihen me vendimin e zbardhur të gjykatës, do e apelojnë atë, duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg” për tre personat kryesorë.Ndërkohë sipas të dhënave,kreu i këtij grupi kriminal Bujar Hasaj rezulton të jetë anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përfaqëson Partinë e Ballit Kombëtar.

12 të arrestuar, asnjë në burg
Gjatë operacionit policor “Lux” policia dhe prokuroria Shkodër arrestuan 11 persona si të dyshuar në trafikimin e automjeteve luksoze. Mirëpo tashmë nga 11 të arrestuar askush nuk ndodhet në qelitë e burgut, kjo pasi nëntë shtetas janë liruar me kërkesë të vetë prokurorisë, duke caktuar masën e detyrimit për paraqitje dhe tre të tjerë janë liruar nga vetë gjykata.
Nëntë nga të arrestuarit e operacioni “Lux” në Shkodër kanë lënë qelitë e paraburgimit, kjo si pasojë e bashkëpunimit me prokurorinë e Shkodrës,duke treguar të dhëna të hollësishme lidhur me veprimtarinë e grupit që vidhte në vendet e Bashkimit Europian dhe më pas i trafikonte makinat e shtrenjta në Shqipëri, duke përdorur një sërë dokumenta të flasifikuara.
Nëntë nga 12 të arrestuarit kanë treguar për prokurorët e çështjes një sërë veprimesh kriminale, të cilat i kryente kreu i këtij grupi Bujar Hasaj dhe Tonin Marku e Naim Hasaj. Bashkëpunimi me grupin hetimor ka sjellë dhe zbutjen e masës së sigurisë për 9 të ndaluar. Hetimet për indentifikimin e këtij grupi kanë zbuluar se pjesë e këtij rrjeti ka qënë dhe një shtetas tjetër, që rezulton të ketë vdekur.
Shefi i OSHEE në Laç
Mes personave të arrestuar me urdhër të prokurorisë është dhe shtetasi Lekë Tuna, i cili rezulton të jetë shefi i agjensisë së OSHEE në Kurbin. Burime pranë prokurorisë së Shkodrës thanë se shefi i agjensisë së OSHEE në Kurbin Lekë Tuna, nuk ka lidhje me anëtarët kryesore të këtij grupi kriminal. Tuna në këtë rast ka blerë një automjet tek shtetasi Bujar Hasaj, dhe se më pas ka rrezultuar se ky automjet është i vjedhur.
Nisur nga kjo situatë, gjatë ditës së djeshme mes Tunës dhe Hasajt janë bërë ballafaqime, ku Tuna ka treguar me detaje të gjitha veprimet që ka kryer me Bujar Hasajn. Ndërkohë, lidhur me arrestimin e Lekë Tunës, ka reaguar për “Shqiptarja.com” dhe babai i zyrtarit të arrestuar, Anton Tuna, i cili ka pohuar se djali i tij nuk ka gisht në vjedhjen e makinave dhe shitjen e tyre nëpërmjet dokumentave të falsifikuara. Sipas tij, spekulimet që janë bërë nga partia demokratike janë disiformuese dhe është për të ardhur keq, që një parti kaq e madhe bën prononcime të tilla.

Bujar Hasaj
Redaksia Online
/Shqiptarja.com