Trafikonte njerëz drejt Anglisë, kontrabandisti britanik: Një bandë shqiptare më kërcënoi me vdekje

Trafikonte njerëz drejt Anglisë, kontrabandisti britanik: Një bandë shqiptare më kërcënoi me vdekje

Një kontrabandist në Britani ka habitur gjykatësi pasi është shpehur se është kërcënuar me vdekje ai dhe familja e tij nga një bandë shqiptare.

Kontrabandisti është 51-vjeçari i quajtur Peter Martin, i cili u arrestua në hyrje të tunelit në Coquelles në Francën veriore. Në kohën kur u arrestua kontrabandisti u tha autoriteteve se kishte shkuar në Francë për të blerë birrë për një festë, por kur policia kontrolloi fugonin gjeti njerëz në vend të alkoolit, që do të trafikoheshin drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pasi u arrestua, Peter Martin e pranoi se po tentonte të trafikonte grupin e njerëzve por tha se gjithçka e kishte bërë nën presion dhe pas kërcënimeve të grupit shqiptar.

Megjithatë gjykata nuk u bind me deklaratat e Martin dhe të Premten u desh më pak se një orë për ta shpallur atë fajtor, duke e dënuar me 5 vjet e gjysmë burg.

David Fairclough, nga Drejtoria e Imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, tha: "Kjo ishte një përpjekje e sofistikuar për të kontrabanduar njerëzit në Britani në mënyrë të paligjshme"

"Martin e dinte se çfarë po bënte ishte e gabuar dhe në kundërshtim me pretendimet e tij, nuk po vepronte nën presion."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 07/08/2019 01:34

    Legeni ka kujtu se gjygjtart han bare si ai vet, Pse nuk ke ba dononsim ne polici masi Ishe e kercenum me jet , Po tashi ske frik Si per shpifjen Si Po ben mor pijanec

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktori Mirush Kabashi ‘Qytetar Nderi’ i Durrësit pas vdekjes. E bija, Mendi Kabashi: Është i vonuar, do doja ta merrte sa ishte gjallë!

Aktori Mirush Kabashi ‘Qytetar Nderi’ i Durrësit pas vdekjes. E bija, Mendi Kabashi: Është i vonuar, do doja ta merrte sa ishte gjallë!