Trafiku i armëve, gazetat e
Malit të Zi i referohen Shqiptarja.com

MALI I ZI - Gazeta DAN e Malit të Zi e cila është tejet aktive në investigimin e korridoreve të trafikut të armëve në Ballkan në një shkrim të sajin të publikuar sot ka cituar të dhënat e publikuara nga “Shqiptarja.com” në lidhje me rastin më të fundit të konstatimit të predhave shqiptare 120 mm në Republikën Demokratike të Kongos.

Gazeta shkruan se pamjet u siguruan nga agjencia Reuters ndërsa “Shqiptarja.com” ka zbardhur dhe mënyrën e eksportimit të këtyre predhave drejt RD të Kongos. Më konkretisht duke iu referuar Shqiptarja.com, DAN-i shkruan se personi që i ka blerë këto predha në Shqipëri është Zoran Damjanoviç nëpërmjet kompanisë së tij “Montenegro Industry Defence” (MDI).
gazeta malazeze
(Në foto faqja e gazetës malazeze "Dan")

Më pas kjo kompani i ka dërguar predhat në Republikën Demokratike të Kongos. Disa javë më parë “Shqiptarja.com”, bazuar në dokumentet e kompanisë shtetërore MEICO dhe në të dhënat e Ministrisë së Financave të Malit të Zi zbuloi se pronari i MDI-së Zoran Damjanoviç është njëkohësisht dhe ortak me trafikantin ndërkombëtar të armëve Heinrich Thomet.

Ata rezultojnë ortakë dhe bashkëaksionerë në koorporatën “Tara Defence” , pjesë e kësaj korpoorate është dhe kompania “Montenegro Defence industry” (MDI).

(jd/eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit