TIRANE- Gjykata e Jemenit ka vendosur boshatisjen e anijes “EOS”, të ngarkuar me 180 ton municione e eksplozivë, drejtuar nga kapiteni shqiptar Arif Bakillari. Anija “EOS”, pjesë e ekuipazhit e të cilës ishin 3 shqiptarë u ndalua më 18 dhjetor nga policia e Jeminit në portin Al-Mukalla për shkak të dyshimeve për trafik municionesh dhe eksplozivi.
Gjykatësit morën si fillim, një pjesë të ngarkesës për hetime duke e dërguar atë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Më tej, prokuroria i ka kërkuar gjykatës të marrë si masë paraprake, shkarkimin e anijes nga municionet pasi dërgesa mund të ndotë detin dhe të shkaktojë probleme sigurie në portin e Al Mukalla. Kësisoj, gjykata e Jemenit urdhëroi Koorporatën Detare të Portit të shkarkojë ngarkesën dhe t’ia dorëzojë atë përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes në një vend të sigurt dhe ato të mos hidhen, deri në përfundim të procesit gjyqësor.
Në Jemen, që nga 18 dhjetori i 2012-ës, vazhdojnë të jenë të ndaluar nga policia vendase ekuipazhi i anijes EOS", 3 prej të cilëve jnaë shqiptarët: kapiteti i anijes, Arif Bakillari, oficeri i parë Mihal Cangonji dhe kryemekaniku Nezir Shahaj. Përveç tyre, edhe dy indianë dhe një grek.
Anija e ngarkuar me municion dhe armë ishte nisur nga Greqia, është ndaluar në Durrës dhe më pas në Mal të Zi është ngarkuar me sasinë e armatimit të kontraktuar. Destinacioni përfundimtar ishte porti Um Kasrit në Irak ndërkohë që u kap në portin Al Mukallës, në bregdetin e Jemenit pasi akuzohet për trafik armësh.

Anija EOS ishtë nisur më 17 korrik të vitit të kaluar nga Greqia. U ndal në Durrës dhe më pas në Mal të Zi ku u ngarkua me sasinë e armatimit e kontraktuar. Agjencitë e lajmeve thonë se armët janë prodhim serb. Më 16 dhjetor ndaloi në portin e Al Mukallës, në Jemen, për furnizim me karburant, ndërsa në bord kishte 180 tonelata armatim dhe eksploziv. Në 18 dhjetor të gjashtë marinarët u arrestuan nga policia portale, pa përfunduar në destinacion portin e Um Kasrit në Irak.

(Foto Arif Bakillari kapiteni anijes)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com