Mister mbeten emrat e katër trafikantëve që po kërkohen në Shqipëri, pjesë e grupit të drogës që u godit dje në Itali, që drejtohej nga Moisi Habilaj. Ende nuk ka dhëna se kush janë katër shqiptarët që kanë shpetuar nga arrestimi në Italii dhe tani janë në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policicë italiane ata ndodhen në Shqiperi dhe në rast e arrestimi do kërkohet esktadimi i tyre për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Dyshohet se ata janë drejtues dhe financues të kësaj sipërmarrje kriminal të lidhur drejtperdrejt me Moisi Habilajn, qe sipas hetuesve Italianë ishte bossi i grupit.

Report Tv mëson se autoritetet italiane kanë tashmë në dorë përgjime për këta katër persona që i lidhin me të arrestuarit në Itali. Autoritet shqiptare janë vënë në lëvizje për arrestimin e tyre. Ne operacionin e zhvilluar në dielën dhe të hënën që lamë pas në Katania të Italisë, u arrestuan Maridian Sulaj, Moisi Habilaj dhe Fatmir Minaj, ndërsa janë në kërkim katër shqiptarë të tjerë. Banda akuzohet se ka trafikuar drogë dhe armë në vlerën 20 milionë euro. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com