Trafiku i drogës, mafia shqiptare mes organizatave kriminale që kanë kthyer Ekuadorin si eksportuesin e tretë më të madh në botë

Trafiku i drogës, mafia shqiptare mes organizatave kriminale që kanë kthyer Ekuadorin si eksportuesin e tretë më të madh në botë

Foto ilustruese

Mafia shqiptare renditet në mesin e tre organizatave kriminale që kanë kthyer Ekuadorin si eksportuesin e tretë më të madh të drogës në botë. Dy mafiet e tjera janë karteli Sinoa që nisi aktivitetin në Ekuador që në vitin 2009 si dhe karteli i Jalisco.

Të gjitha këto grupe financojnë dhe kontrollojnë trafikun e drogës nga ajri dhe deti. Në artikullin e publikuar nga media spanjolle thuhet se mafia shqiptare që theksohet se filloi aktivitetin e saj kriminal në vend në vitin 2014 dhe u lidh me bandën R7. Sipas autoriteteve, këto banda luftojnë deri në vdekje për të kontrolluar territorin deri te transporti i drogës.

Kartelet Jalisco dhe Sinoa dhe mafia shqiptare blejnë drogën nga bandat kolumbiane dhe më pas e zhvendosin në Ekuador përmes kufirit verior, përmes Esmeraldas. Me ndihmën e grupeve lokale, një pjesë e kokainë dërgohet me rrugë tokësore në provincën Manabí. Një pjesë tjetër mbërrin në Guayas ndërsa malli transferohet duke u fshehur në kontejnerë. Shumica e dërgesave kanë destinacion SHBA dhe Evropën.

Rrjeti i shpërndarjes së drogës ekzekutohet nga kartele të vogla ekuadoriane që janë gjithashtu të lidhura me vrasjet me porosi që vetëm gjatë vitit 2022 janë raportuar më shumë se 2000 vdekje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë