MAT - Katër adoleshentë të arrestuar, një i shpallur në kërkim dhe persona të tjerë të cilët janë në vëmendjen e policisë për t’u identifikuar e arrestuar, fshihen pas plagosjes rëndë të shefit të Krimeve të Burrelit, Musa Skura, pasditen e djeshme në fshatin Suç të Matit. Komisari pritet të dërgohet nesër në Foggia të Italisë për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij shëndetësore është kritike për jetën. Sipas mjekëve, shefi i Krimeve është dëmtuar në 5 organe. Ministri i Brendshëm Flamur Noka deklaroi rreth orës 13: 50 minuta se qeveria ka një vendim për shpëtimin e jetës së shefit të krimeve, dhe transportimi i tij drejt Italisë do të bëhet me avion sanitar.
Musa Skura u plagos pasditen e djeshme gjatë një operacioni për arrestimin e disa personave të dyshuarve si trafikantë të municioneve luftarake, fishekë. Babai i tre djemve, u qëllua me dy plumba, në momentin kur po tentohej kapja në flagrancë e autorëve që dyshohet se po shisnin armë.
Policia arrestoi mbrëmë Fitim Alla, 19 vjeç personi që dyshohet se qëlloi në drejtim të shefit të krimeve, Vilson Milkurtin, 18 vjeç, nga fshati Suç, Edison Sinan Lleshi 18 vjeç, si dhe shtetasi me inicialet A. Ll. 15 vjeç, ndërsa është bërë dhe shpallja në kërkim e shtetasit Riza Xhemal Barçi, drejtues i mjetit furgon përmes të cilit është transportuar municioni luftarak. Fitim Alla, 19 vjeç personi që dyshohet se qëlloi në drejtim të shefit të krimeve është plagosur në këmbë, por jo me plumb. Ai ndodhet në spitalin e Burrelit nën masa të forta sigurie. Ndërkohë nga strukturat e Policisë së Shtetit vazhdon puna për identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet Kriminal.

(Foto, Fitim Alla i mbetur i plagosur/ dyshohet si personi që qëlloi mbi shefin e krimeve)
POLICIA: TRAFIKU I ARMEVE, ADOLESHENTET PLAGOSEN KOMISARIN
Ora 16:00 Policia e Shtetit doli pasditen e sotme në një konferencë për shtyp ku dha detaje mbi operacionin ku mbeti i plagosur rëndë Shefi i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të këtij Komisariati, Komisar Musa Skura. Policia sqaroi se komisariati i policisë Mat kishte organizuar punën për të goditur një rast të shitjes së municioneve luftarake, me qëllim kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar dhe se gjatë momentit të arrestimit të dy të dyshuarve në vendin e quajtur Përroi i Keçit në fshatin Suç, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri automatik, duke plagosur Musa Skurën. Nga ndërhyrja e forcave të tjera pjesëmarrëse në operacion është bërë e mundur kapja e shoqërimi në Komisariat i autorëve të dyshuar, përkatësisht: Fitim Hashim Alla 19 vjeç, banues në fshatin Rripe të rrethit Mat, si dhe Vilson Petrit Milkurti 18 vjeç, banues në fshatin Suç të rrethit Mat dhe 2 autorëve të tjerë të dyshuar për përfshirjen në veprimtarinë kriminale të shitjes së municionit luftarak, përkatësisht, Edison Sinan Lleshi, 18 vjeç, si dhe shtetasi me inicialet A. Ll. 15 vjeç, që të dy nga fshati Dom, rrethi Mat. Po ashtu është bërë dhe shpallja në kërkim e shtetasit Riza Xhemal Barçi, drejtues i mjetit furgon përmes të cilit është transportuar municioni luftarak.
Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale të kryera ka rezultuar se 4 shtetasit e sipërcituar kanë organizuar për të shitur disa shtetasve të tjerë një sasi prej 26 arka me municion (fishekë), të cilin e kanë transportuar përmes një mjeti furgon në vendin e ngjarjes, ku do të realizohej dhe shitja e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, tip kallashnikov. Gjithashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 8(tetë) kuti me municion luftarak fishekë model 56 mm, ku secila prej tyre mbante 720 copë fishekë.
Ndaj shtetasve Fitim Alla, Vilson Milkurti, Edison Lleshi dhe shtetasit me inicialet A. Ll. është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe materialet do ti referohen Prokurorisë së Krimeve te Renda Tiranë për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur ne tentative e kryer në bashkëpunim”, si dhe “shitje dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.” Ndërkohë nga strukturat e Policisë së Shtetit vazhdon puna për identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet Kriminal.
TOTOZANI: PLAGOSJA AKT KRIMINAL
Ora 14:00 Avokati i Popullit vizitoi shefin e krimeve Musa Skura në Spital Ushtarak. “Shëndeti është i rëndë por ka mobilizim për një trajtim sa më të kujdeshëm të shefit të krimeve të rënda. Nuk kam ardhur të dal para mediave pasi nuk preferoj të bëj deklarata por në emër të institucionit të Avokatit të Popullit shpreh ndjenjën e solidarititet maksimal ndaj shërbëtorit të shtetit, shefit të komisariatit dhe dënojmë këtë akt kriminal”- tha Totozani duke i uruar shërim të shpejtë.
NOKA: QEVERIA VENDIM PER MJEKIM JASHTE, NE FOGGIA ME AVION SANITAR
Ora 13: 50 Ministri i Brendshëm Falmur Noka deklaroi se shumë shpejt Shefi i Krimeve të Rënda të Burrelit do të transferohet në spitalin e Foggia të Italisë. Tashmë janë marrë të gjitha kontaktet me spitalin dhe një avion sanitari do të bëjë transportimin drejt Italisë të babait të 3 fëmijëve. Ministri i Brendshëm ishte sot në mesditë në spitalin ushtarak për të ndjekur nga afër gjëndjen shëndetësore të shefit të krimeve. Noka u tregua i rezervuar në lidhje me detajet e operacionit të ndjeshëm në fshatin Suç të Matit.
“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçjka që jeta e tij të shpëtojë. Ka një hetim që po bëjnë strukturat e specializuara. Duhet të pyesni ata për detaje. Ka një vendim qeverie për të shpëtuar jetën e tij. Janë ralizuar kontaktet me spitalin në Foxhia të Italisë është bërë gati dhe vendi. Kushtet e transportit po sigurohen me avion sanitar.
Drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihaj deklaroi se “Gjendja shëndetësore e tij e lejon dhe do të shoqërohet si nga një ekip mjekësor shqiptar ashtu dhe ai italian”

(Në foto ministri i Brendshëm Flamur Noka)
SHEHU: PO TRAJTOHET PROFESIONALISHT, ESHTE ENDE NE GJENDJE SHOKU
Ora 12:25 Tritan Shehu, kreu i Komisionit të Shëndetësisë ka vizituar shefin e Krimeve të Rënda të Burrelit, Musa Skura në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Shehu u shpreh se pacienti është ende në gjendje shoku dhe po trajtohet me profesionalizëm. Gjendja është e rëndë, prandaj është e rrezikshme që të bëhet një transportim jashtë vendit.
“Erdha të shikoj gjendjen e pacientit. Situata është e rëndë dhe me probleme, si pasojë e traumës së djeshme. Gjendja e rënduar ka detyruar mjekët të kryejnë një ndërhyrje për shkka të dëmtimit të organeve. Po trajtohet me profesionalizëm dhe me impenjim të plotë. Kolegët po e diskutojnë dërgimin jashtë, por në këto kushte që është transporti ka elementë të mirë dhe negativë. Është një çështje në qëndër të vëmedjen. Po trajtohet në mënyrë të kualifikuar që të kalojë gjendjen e shokut, të cilën akoma se ka kaluar. Nuk mund të jepen orare se kur mund të dalë nga kjo gjendje, por i sëmuri po trajtohet me të gjithë bateritë e mjekimit. Trauma ka qenë e madhe dhe ka prekur organe të rëndësishme, po merr sasi gjaku, një veshkë po punon mirë. Ka probleme serizoe por po trajtohet. Shpresojmë të gjithë së bashku që ky trajtim që po i bëhet të japë efekte dhe i sëmuri ta kalojë këtë fazë”, deklaroi Shehu.
MJEKU REANIMATOR: KA RREZIK JETE, PLUMBAT I DEMTUAN 5 ORGANE
Ora 10:10 Mjeku reanimator Fatbardh Kurti deklaroi se shefi i Krimeve të Rënda të Burrelit ka rrezik për jetën pasi ka komplikacione postoperatore, ndërkohë që 48 vjeçarit, babai i tre fëmijëve i janë dëmtuar 5 organe. Mjeku reanimator informoi se shefi i krimeve të Burrelit mbërriti në spitalin Ushtarak mbrëmë rreth orës 21:00 “në gjendje shoku hemorragjik”. I është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ka dëmtime në 5 organe.
“Veshka e djathtë iu dëmtua u hoq fare. Çarje të stomakut iu qep. Shpretka, dëmtim të zorrëve të hodha e të trasha dhe pankreasit, të cilat u qepën. Janë shfrytëzuar 9 qese gjak. Më pas u transferua në reanimacion nën terapi intensive. Ka parametra stabël por situata është shumë e rëndë me të gjithë këto organe të dëmtuara”- tha mjeku reanimator Kurti.
Aktualisht Shefi i Krimeve mbahet me respiracion të drejtuar. Mjeku thotë se ”Ka rrezik për jetën për shkak të komplikacioneve post operatore. Gjëndja shëndetësore e tij është e stabilizuar por jo e përjashtuar nga rreziku për jetën. Duhet të presim 24 orëshin e parë, më pas do vendosim për të shkëputur aparatin”. Mjeku përjashtoi mundësinë e transportimit jashtë pasi gjëndja shëndetësore e Shefit të Krimit është e rëndë, ndërkohë që operacioni është kryer me sukses.

(mjeku reanimator Fatbardh Kurti)
MJEKET: 48 ORET KRITIKE
Musa Skura, baba i tre djemve është goditur dhe me një plumb në gjoks dhe që prej mbrëmjes së djeshme është dërguar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak. Mjekët thonë se nga ora 21:30 shefi i krimeve të rënda, 48 vjeçari Musa Skura i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal i cili përfundoi rreth orës 00:30 të 14 janarit. Sipas gazetarit Arsen Rusta mjekët kanë arritur t’i nxjerrin plumbin nga gjoksi si dhe të parandalojnë hemoragjinë, por duhen 48 orë për të thënë se ka kaluar rreziku për jetën. Shefi i Krimeve të Rënda mendohet se ka marrë 2 plumba, një në bark dhe një në shtyllë kurrizore
OPERACIONI KU U PLAGOS SHEFI I KRIMEVE
Shefi i policisë së Burrelit, Musa Skura u qëllua me armë zjarri gjatë një operacioni në fshatin Suç të Matit pasditen e djeshme rreth orës 17:00. Policia ishte duke zhvilluar një operacion për arrestimin e disa personave të cilët po shisnin armë. Personat që do arrestoheshin mendohet se ishin evidentuar si trafikantë armësh dhe hajdutë në zonën e Suçit, përgjatë rrugës nacionale Burrel- Klos. Në krye të operacionit policor ka qenë shefi i Komisariatit të Matit, Gazmend Lika si dhe shefi i Krimeve të Rënda Musa Skura. Pasi kanë marrë informacion policia është nisur drejt fshatit Suç, te vendi i quajtur “Përroi i Kecit” ku kishin informacion se ndodheshin personat.Agresorët nuk i janë përgjigjur urdhrit për të ndalur duke qëlluar në drejtim të policisë dhe plagosur rëndë 48-vjecarin Skura. Përforcimet policore nga Bulqiza bënë të mundur arrestimin agresorëve, Fitim Alla dhe Vilson Milkurti dhe Riger Lifajt.
Fitim Alla, 19 vjeç personi që dyshohet se qëlloi në drejtim të shefit të krimeve është plagosur në këmbë, por jo me plumb. Më vonë u arrestuan edhe Vilson Milkurtin, 18 vjeç, nga fshati Kujtim në komunën Suç dhe Rigers Lifja, 22 vjeç.
Skura fillimisht u dërguia në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë më pas mjekët kanë kërkuar ndihmën e një helikopteri nga Tirana për ta transportuar në drejtimin të Spitalit Ushtarak, pasi plumbat i kishin prekur organet jetësore duke i rrezikuar jetën.
*Lajmi fillimisht u publikua në 20:47 të 13 janarit dhe u përditësua në 21:00 më 14 janar
(db/sg/eç/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com