Trafiku i kokainës, gjykata lë në
burg Gjergj Cukalin dhe 5 të tjerë

Trafiku i kokainës, gjykata lë në<br />burg Gjergj Cukalin dhe 5 të tjerë
U arrestua dy ditë më parë me operacionin e koduar “tangent” mbetet në burg Gjergj Cukali i dyshuar si personi që drejtonte grupin e trafikut të kokainës në Tiranë. Arrest me burg gjykata ka caktuar dhe për Artur Tarjan, Gentjan Balliun, Krisald Kundraxhi, Armando e Vjollca Gjokën. Kjo e fundit e konsideruar financierja e grupit.

Gjykata e Tiranës ka lënë në detyrim paraqitje për Muharrem Kallushin i vetmi person që fiton lirinë nga 6 të arrestuarit. Të dyshuarit kanë mbajtur qëndrim mohues për akuzën e ngritur nga prokuroria e cila pritet që brenda pak ditësh të finalizojë hetimet për grupin e kokainës të drejtuar nga Cukali.

Të gjashtë këta persona u prangosën nga polica e Tiranës e cila si provë materiale ju sekuestroi një sasi kokaine dhe një fletore ku shënoheshin shitjet e drogës, automjetet luksoze, telefona dhe banesa në të cilën magazinohej droga para se të shitej.

Redaksia Online
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë