Trafiku i rënduar në mbarë vendin, shkak dyndja e pushuesve në plazhe
Situata trafikut në mbarë vendin këtë fillim gushti është paraqitur mjaftë e rënduar
Rreth 30 mijë shtetas kosovarë dhe vendeve të rajonit kanë hyrë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet Pikës kufitare të Morinës, me afro 5300 automjete. Pjesa më e madhe e njerëzve që hyjnë në tokën shqiptare, kanë si destinacion bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet, por ka edhe nga ata që përdorin Rrugën e Kombit si pikë tranziti. Edhe pse po punohet me 10 sportele, numri i makinave që presin në rradhë është shumë i lartë.
Por nuk mund të thuhet për të njëjtën gjë në jug të vendit, pasi në doganën e Kakavisë, pala greke punon vetëm me dy sportels çka ka bërë që rradhët e qytetarëve shqiptarë që kërkojnë për t'u kthyer, të arrijë mbi 4 km. Trafik ka pasur edhe në pikën doganore të Muriqani,t ku edhe gjatë ditës së sotme ka pasur një levizje mjaft të madhe të qytetarëve që kanë lëvizur drejtë Malit të Zi.
Probleme me radhët e gjata nuk ka pasur vetëm në pikat doganore, që prej fillimit të gushtit situata e trafikut është mjaft e rënduar edhe në Fier, pasi dyndjet për të shkuar drejt jugut, janë të mëdha. Edhe këtë të shtunë fluksi i makinave dhe punimet në rrugë kanë shkaktuar kaos në rrugën e qytetit. Levizja e mjeteve është shumë e ngadaltë, duke bërë kështu që të presin për orë të tëra për të shkuar në drejtim të Vlorës.
Situata e trafikut është problematike edhe në Shkodër, ku kthimi i emigrantëve dhe turistët kanë bërë që gjatë orëve të mëngjesit dhe në mbrëmje në Shkodër të krijohet trafik mjaft i rënduar. Ndërkohë, në të gjitha qarqet e vendit sot ka pasur deklarata nga policia rrugore për masat që po merren, megjithatë situata në terren tregon krejt një pamje tjetër, pavarësisht masave verbale të marra nga policia e shtetit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.4%
-
Të gabuar
82.5%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3000
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor, 07:51
-
Moti për sot/ Reshje shiu dhe dëbore në gjithë territorin
24 Dhjetor, 07:40
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Fëmijët jetim në prag të festave të fundvitit
23 Dhjetor, 11:07
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025
23 Dhjetor, 07:24
-
Rrugorja intensifikon masat për parandalimin e aksidenteve, drejtori Qato apelon të respektohen rregullat gjatë fluksit të fundvitit
22 Dhjetor, 22:39
-
Ekskluzive/ Neandertalët në Vlorë! Si u gjetën materialet e rëndësishme që ndryshojnë historinë për Shqipërinë
21 Dhjetor, 16:04
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor, 13:11
-
Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme
21 Dhjetor, 12:30
-
Media italiane: Tirana surpriza e madhe turistike përtej Adriatikut
21 Dhjetor, 08:41