ITALI- Tri shqiptarë janë arretuar në Itali, pasi në harkun kohor të një viti, nga qyteti i Elbasanit kishin dërguar 27 fëmijë në Imola, nëpërmjet portit të Leçes.
Kjo ishte rruga e re për për trafikimin e të miturve, e zbuluar nga policia. Fëmijët janë marrë nga shërbimet e kujdesit social dhe në shkolla.
Nga hetimet e policisë është gjetur se ata që menaxhonin ardhjen e fëmijëve ishin tre shqiptarët me inicialet: A.D- 39 vjeç, L.S. 29 vjeç dhe K.K. 32 vjeç, banorë në Faenza, Lequile dhe Riolo Terme. Të tre akuzohen për ndihmë dhe inkurajim të emigracionit të paligjshëm.
Familjet e fëmijëve kishin bërë një marrëveshje me 3 shqiptarët, të cilëve ua kishin besuar fëmijët e tyre për të mundësuar shkollimin apo punësimin atje, pasi të kishin mbushur 18 vjeç.
Kryetari i komunës së Imolas, Daniele Manca përgëzoi oficerët.
“Është një operacion i madh, një goditje kundër paligjshmërisë.”-tha ai.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com