Me tre skafe transportuan 1 ton kanabis në velierën me ukrainas tek 'Gjiri i Arushës' , SPAK merr 4 të pandehur! Dosja në gjykatë

Me tre skafe transportuan 1 ton kanabis në velierën me ukrainas tek 'Gjiri i Arushës' , SPAK merr 4 të pandehur! Dosja në gjykatë

Droga dhe anija e sekuestruar

Prokuroria e Posaçme kopsit dosjen dhe çon për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  4 të pandehur të akuzuar për trafikimin e gati 1 ton kanabis në Itali.

SPAK njoftoi sot (31 korrik 2023) se mori të pandehur Gregor (alias Ledion) Likaj, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi një vit pasi transportuan në Itali përmes detit 153 pako me Cannabis Sattiva.

Bëhet fjalë për një operacion të ndërmarrë më 7 gusht 2022 kur të pandehurit duke shfrytëzuar 3 mjete lundruese realizuan trafikimin e 992 kg kanabis tek një tjetër varkë me vela e quajtur “Scarabeo” pikërisht në tranversën e “Gjirit të Arushës”, rreth 13.4 milje nga bregu.

Droga, e cila kishte si destinacion tregun e Italisë, u transportua me mjete lundruese me mbishkrimet “Syri”, “Eljo”, “Open Space/Amantia” drejt velierës që i priste në thellësinë e detit Jon.

Tre skafet janë të sekuestruara nga prokuroria jonë, ndërkohë anija me vela është sekuestruar nga shërbimet policore të Guardia Di Finanzza Itali, dhe në brendësi të saj u sekuestrua sasia prej 992 kg, lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”,  e trafikuar nga të pandehurit, si dhe u arrestuan dy shtetas ukrainas që ndodheshin në bordin e varkës me vela.
Në atë operacion u përfshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it

Hetimet vijojnë

Me aktin e datës 20.07.2023, është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr.170 të vitit 2022, numërtimin e tyre me nr.170/1 të vitit 2023, dhe vijimin e hetimeve për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, sa i përket identifikimit dhe vënies para përgjegjësisë të bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve.

Ndaj të pandehurve janë ngritur akuzat

- “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, -“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal

- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal 
- “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

t policore të Guardia Di Finanzza Itali, dhe në brendësi të tij është sekuestruar sasia prej 992 kg, lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”,  e trafikuar nga të pandehurit, si dhe janë arrestuar dy shtetas ukrainas që ndodheshin në bordin e njësisë së lundrimit varkë me vela e quajtur “Scarabeo”.

 

Pamje nga aksioni i dy policive italiane dhe shqiptare i 8 Gusht 2022

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik