KORCE- Policia kufitarë e Korcës është vënë në kërkim të tre shtetasve të cilët kanë trafikuar një ditë më parë drejt Maqedonisë një numër të konsiderueshëm krerë bagëtish. Për të arrestuarit policia jep vetem inicialet R.K. 58 vjec, N.N 44 vjec, dhe A.D. 37 vjec.Të tre këta shtetas janë banues në Goricë të Madhe.
Një ditë më pare në mesditë shtetasit në fjalë u konstatuan në afërsi të pikës kufitare Goricë pranë Piramidës duke kontrabanduar 63 krerë bagëti (dhi). Duke përfituar nga terreni, shtetasit e mësipërm u larguan nga vendi I ngjarjes dhe kaluan kufiri drejt Maqedonisë. Policia bllokoi bagëtitë dhe po punon për kapjen e tre autorëve. (ns/shqiptarja.com)