Trafikuan kanabis me vlerë 5 mln
euro, arrestohen 4 shqiptarë

Trafikuan kanabis me vlerë 5 mln<br />euro, arrestohen 4 shqiptarë<br>
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër shqiptarë në lidhje me operacionin e qershorit të vitit të kaluar kur u sekuestruan 915 kilogramë të ndarë në 30 pako, që ishin gjetur pranë një gomoneje të braktisur në Porto Recanati.

Shqiptarët e arrestuar janë 26, 30, 34 dhe 49 vjeç, ndërsa vetëm tre janë në burg, pasi njëri prej tyre ndodhet në arrest shtëpie. Përpos kanabisit, vlera e të cilit nëse do të dilte në treg do të ishte rreth 5 milionë euro, pranë gomones gjatë operacionit u gjetën edhe 28 bidonë me benzinë.

Nga bidonat policia zbuloi edhe autorët, pasi u analizuan duke arritur te vendi ku ishin blerë, ndërsa më pas u identifikuan edhe trafikantët.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut