Trafikuan në Shqipëri, një automjet të marrë me qira në Zvicër! Në pranga 53-vjeçari, nën hetim dy bashkëpunëtorët e tij
Makina e marrë me qira në Zvicër
Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi në bashkëpunim me tre të tjerë ka trafikuar në Shqipëri një automjet tip "Benz", të cilin e kishte marrë me qira në Zvicër.
Të katërt personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar në Shqipëri, një makinë luksoze të marrë me qira në Zvicër, të cilës i kanë hequr pajisjen GPS, me qëllim shitje.
Sakaq, u arrestua K. Ç. 53 vjeç, banues në Laç, si dhe u vunë nën hetim në gjendje të lirë D. Ll., 35 vjeç, banues në Mamurras, dhe A. K., 40 vjeç, banues në Laç.
Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar në Mamurras, së bashku me shtetasit A. K., dhe D. Ll., të cilët gjatë ndërhyrjes, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi H. B., 25 vjeç, banues në Rumani.
Vijon puna për kapjen e shtetasit H. B., si dhe të personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13%
-
Jo
79%
-
Nuk e di
8%
Vota total: 338
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e 24-vjeçares palestineze nga babai/ Familjarët nuk tërheqin trupin e pajetë, e reja mund të varroset në Tiranë
25 Mars, 10:51
-
Nën shënjestrën e Tifozave Kuq e Zi për 90 minuta, Armand Duka: Synojmë një vend në Botëror
25 Mars, 10:39
-
Goditën me sende të forta 38-vjeçarin, shpallen në kërkim dy të rinjtë në Kamëz! Dyshime se u konfliktuan për një vajzë
25 Mars, 09:59
-
'Që tani po mendojmë për Serbinë', Sylvinho e pranon: Anglia mund të na shënonte pesë gola
25 Mars, 09:54
-
Tritol në ambientet e jashtme të një lokali në Tiranë! Pronari: S'kam konflikte, nuk e di kush mund të jenë autorët
25 Mars, 07:57
-
Shqipëria drejt Evropës me tren të shpejtë? 'Starline' propozon rrjet hekurudhor që do të transformojë udhëtimet në kontinent, Tirana në linjën 'Lisbonë-Kiev'
24 Mars, 20:35
-
Botërori/ Kombëtarja bën autokritikë, mposht 3-0 Andorrën dhe merr vendin e dytë në grup! Tifozët revoltë kundër FSHF-së
24 Mars, 16:30
-
Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë/ Ekspertja e ekonomisë analizon faktorët: Ndikim ka pasur tregu imobiliar
24 Mars, 14:14
-
Pjesë e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, lihen në burg 5 kolumbianet! Dëshmia në gjykatë: Nuk e dinim se ishte vepër penale në Shqipëri
24 Mars, 13:26
-
Dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë! Zbardhet dëshmia e vajzës: Shkova te shtëpia e shoqes, më pas ajo thirri edhe dy djem
24 Mars, 12:41
-
Në Laknas ‘shtëpi bari’ si në Londër! Në burg dy vëllezërit e kthyer nga Anglia dhe elektriçisti! Bokset e muzikës shmangën zhurmën, aspiratori largonte aromën
24 Mars, 12:17
-
Sherr me sende të forta mes dy shoferëve në Kamëz, njëri përfundon në spital, tjetri në kërkim! Qëllohet me armë në ajër
24 Mars, 11:13