Trageti,mbaron ferri,10 viktima
Zyrtare: Shpëtojnë 427 personaVideolajm/ Deti sjell në Seman varkën e shpëtimit

Trageti,mbaron ferri,10 viktima<br />Zyrtare: Shpëtojnë 427 personaVideolajm/ Deti sjell në Seman varkën e shpëtimit
Shkrimi u publikua për herë të parë në orën 07:00 (të së dielës) dhe është në përditësim të vazhdueshëm

Pas rreth 36 orësh kalvari vuajtjesh dhe ankthi në det të hapur e temperatura të ulëta, ka marrë fund tragjedia për 427 persona në tragetin “Norman Atlantic” që u përfshi nga flakët të dielën pranë Korfuzi, të cilët rrëfyen tmerrin që përjetuan ndërsa prisnin të shpëtoheshin. Pavarësisht angazhimit të autoriteteve të tre shteteve, Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë, fatkeqësisht 10 pasagjerë të këtij trageti humbën jetën, ndërsa në bordin e tragetit italian ndodheshin edhe disa shqiptarë të cilët arritën të shpëtohen nga forcat e evakuimit.

Sipas mediave italiane raportohet se kapiteni Argilio Giacomazzi, së bashku me pronarin e anijes do të hetohen për vrasje të shumëfishtë. Gjithashtu bëhet e ditur se në traget ka pasur edhe persona të cilët nuk janë të regjistruar në listën e pasagjerëve të anijes. Gjatë një deklarate, kryeministri italian Renzi shprehet: “U shmang një masakër e vërtetë”.

Rreth orës 17:30 autoritetet italiane bënë të ditur se zyrtarisht janë 427 persona, mes të cilëve 56 anëtarë të bordit të tragetit “Norman Atlantic”, të cilët janë shpëtuar nga ana grupet e shpëtimit që kanë marrë pjesë në operacion. Në listën e personave që gjendeshin në traget figurojnë 478 persona. Duke bërë një llogari të thjeshtë sipas shifrave zyrtare rezultojnë se deri në këto momente rezultojnë 41 persona të zhdukur. Por kjo shifër vihet në dyshim, pasi ka shumë prej të shpëtuave të cilët nuk janë në listë.

PDF-Lista e 478 pasagjerëve dhe ekuipazhit që ndodhej në Bord

Në bordin e tragetit që dha alarmin SOS rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës, i vetmi që u largua i fundit, ishin kapiteni dhe 4 zyrtarë të Marinës Ushtarake, të cilët nuk braktisën bordin pa dhënë “verdiktin” final se çdo të bëhej me tragetin.

Viktima e parë në tragetin italian, ishte 62-vjeçari grek Georghios Doulis, i cili humbi jetën gjatë një incidenti në operacionin e shpëtimit të dielën. Ishte anija shqiptare “Butrinti” e cila gjeti trupin e pajetë të tij në det, që më pas u transportua në Brindisi. Ndërsa dëshmitë tragjike të ditës së sotme, zbuluan se bëhej fjalë edhe për jetë të tjera të humbura

Me boshatisjen e tragetit, kompania e  tragetit “Norman Atlantic” ka ngarkuar shoqërinë hollandeze, Smit e cila është e specializuar në shpëtimet deetare, që të kthejë në brigjet Italiane tragetin që ndodhet disa milje larg nga bregu i vendit fqinj. 

Pasagjerët qëndruan në katet e sipërme të tragetit, për shkak se flakët e zjarrit shpërthyen në zonën e hambarit të anijes. Zjarri deri më tani dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një problemi në një nga 128 kamionët që mbanin vaj ulliri, ndërsa në zonën e parkingut ndodhshin edhe 94 automjete të tjera. Por ndërsa shkaku është ende shumë herët të zyrtarizohet, ajo që dihet është se vetëm 10 ditë më parë një inspektim në traget kishte evidentuar mosfunksionim të strukturave që duhet të parandalojnë përhapjen e zjarrit. Megjithatë, për tragjedinë kanë nisur dy hetime, përkatësisht nga prokurotia e Barit dhe e Brindisit. Sipas mediave italiane, grupi hetimor dyshon se zjarri në bord ka qenë i qëllimshëm dhe se autorët mund të kenë pasur si synim fundosjen e anijes së bashku me pasagjerët.

Operacioni i shpëtimit që përfshiu 7 anije italiane, mes tyre edhe “Butrintin” nga Shqipëria, 6 helikopterë italianë, por edhe një avion “C-130” nuk ka qenë aspak i lehtë. Kushtet atmosferike dhe dallgët e detit që arrin deri në 8 ballë, bënë që shpëtimi i pasagjerëve me varkat e shpëtimit të bëhej i pamundur. Vetëm 49 pasagjerët e parë arritën të evakuoheshin me anijen “Fryma e tregtarëve të Pireut” dhe të dërgoheshin në spitalin e Barit. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e të mbijetuarve në bord, që qëndruan prej orësh pa mbarim në bashin e tragetit, u shpëtuan me helikopterë, për tu çuar më tej pranë anijeve të shpëtimit.

Me dëmet e shkaktuara nga zjarri, trageti menjëherë u bë i pakontrollueshëm, ndërsa pas mesnatës së të dielës ekipi i koordinimit të shpëtimit të Brindisi mori vendimin për të tërhequr tragetin me tre rimorikatorë, së bashku me pasagjerët mbi të. Por kjo nuk u arrit pasi kavot u këputën për të disatën herë. 

Trageti kishte 478 persona në bord (422 pasagjerë dhe 56 pjesëtarë të ekuipazhit) pothuajse gjysma e tyre grekë, ndërsa në bordin e tij kishte edhe shqiptarë, italianë, turq e persona të kombësive të tjerët.

Alarmin SOS u dha kur trageti ndodhej 13 milje larg ishuliut të Sazanit, ndërsa ishte nisur nga Igumenica e Greqisë për në Ankona të Italisë. Incidenti u raportua nga një telefonatë në A1 REPORT e më tej nga mediat greke dhe ato italiane.

Trageti “Norman Atlantic” drejt Vlorës,
Trageti “Norman Atlantic” po vijon drejt Vlorës konfirmojnë autoritetet italiane, ndërkohë që është duke u shoqëruar edhe nga rimorkiatorë italianë ët cilët janë vendosur nga Prokuroria e Barit si polici ndihmëse për të ekzekutuar cilësinë e sekuestrimit të anijes. 


Itali, Komandanti dhe pronari i “Norman Atlantic” nën hetim për vrasje.
Tre prokurori në Itali, ajo e Barit,  Brindisit dhe  Leçes kanë nisur hetimet për atë se çfarë ka ndodhur në tragetin “Norman Atlantic”. Komandanti dhe pronari i anijes, Carlo Visentini janë nën hetim për mbytjen e anijes dhe për vrasje.
 
Më datë 19 dhjetor anija i është nënshtruar një inspektimi  i cili i kishte zbuluar 6 defekte në Anije, 2 prej të cilëve të zgjidhshëm shumë shpejt, ndërsa për 4 të tjerët u la një kohë prej 14 ditësh që të riparoheshin. Por leja që ka marrë për t’u nisur do të thotë se i ka plotësuar të gjitha kërkesat.

Mister numri i saktë i të zhdukurve, a janë realisht 41 persona?
Ndërkohë që ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit, ku konfirmohet se janë shpëtuar 427 persona përfshirë edhe ekuipazhin e tragetit “Norman Atlantic” i cili u përfshi nga flakët në mes të detit rreth orës 04:30 të së dielës dhe se janë gjetur deri tani 10 trupa të pajetë, mbetet e paqartë se sa është në të vërtetë numri i të zhdukurve.

Në traget sipas listës së pasagjerëve dhe ekuipazhit ndodheshin 478 persona dhe me një përllogaritje të thjeshtë rezultojnë 41 persona që janë të zhdukur. Por misteri për numrin real të të zhdukurve është se lista ka figuruar të jetë false pasi shumë prej të të shpëtuarve nuk e kanë emrin në listë, ndërkohë që pjesë e të evakuarve janë edhe 2 klandestinë.

Prania e klandestinëve dhe mospasja e një liste të saktë ka krijuar një konfuzion edhe te autoritetet përgjegjëse se sa është në vërtetë numri i të zhdukurve, pasi dyshohet se në anije mund të ketë pasur më tepër njerëz sa rezultojnë në listë.

Tashmë pritet që autoritetet greke të verifikojnë listën e saktë të udhëtarëve të rregullt, duke sqaruar pak situatën, por gjithsesi do mbetet e vështirë që të verifikohet se sa kanë qenë klandestinë.

Gjatë ditës së djeshme agjencia greke e lajmeve duke iu referuar burimeve zyrtare të saj, raporton se numri i të zhdukurve është 39.
 


PDF-Lista e 478 pasagjerëve dhe ekuipazhit që ndodhej në Bord



Dëshmitë e ferrit në det/ Pasagjerët mbi traget: Po vdesim nga i ftohti, tymi e zjarri

Te gjitha zhvillimet ore pas ore te ndjekura ne kohe reale nga redaksia online e Shqiptarja.com dhe nje transmetim maratone ne A1 REPORT

Rojet bregdetare italiane: Gjenden edhe 2 trupa të tjerë 
Ora 20:10 Ndërkohë që autoritetet italiane publikojnë se ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit, Rojet Bregdetare të vendit fqinj bënë të ditur se janë gjetur edhe 2 trupa të tjerë të pajetë, të cilët kanë qenë pasagjerë në tragetin "Norman Atlantic". 

Merr fund operacioni i kërkim-shpëtimit, SMIT do nxjerrë anijen në breg
Ora 19:25 Ka marrë fund operacioni i kërkim-shpëtimit, ndërkohë që nëkompania e tragetit që u përfshi dje nga flakët "Norman Atlantic", bën të ditur se ka kontraktuar një shoqëri të specializuar hollandeze në shpëtimet detare, për të nxjerrë në brigjet italiane anijen. Sipas përfaqësuesve të  "Norman Atlantic", do të jetë kompania hollandeze SMIT që do të shpëtojë tragetin i cili ndodhet disa milje larg brigjeve italiane. 

Mediat italiane: Bilanci zyrtar 8 të vdekur, 427 të shpëtuar
Ora 17:34
Sipas mediave italiane numri i viktimave në tragetin që u përfshi nga flakët ka shkuar në 8, ndërkohë që zyrtashit deri në këtë moment janë shpëtuar 427 persona. Ndërkohë bëhet e ditur se vijon operacioni i kërkim-shpëtimit. 

Media greke: Rezultojnë 39 persona të zhdukur
Ora 17:00
7 të vdekur, por ka akoma persona të pagjetur, 39 është bilanci i provizor i pasagjerëve të tragetit “Norman Atlantic” të cilët rezultojnë të zhdukur, sipas agjencisë së lajmeve greke “To Vima”.


Gjenden dhe dy viktima te tjera 
Ora 16:00
Nga inspektimet e bera ne traget pas shpetimit te te gjithe pasagjereve dhe ekuipazhit jane zbuluar edhe dy trupa te pajete brenda ne traget.

Largohet edhe komandanti i Anijes
Ora  14:50 Rreth orës 14:50 edhe komandanti i tragetit “Norman Atlantic” Argilio Giacomazzi është larguar nga rojet bregdetare, duke lënë të mendohet se tashmë nuk ka më asnjë person brenda anijes. 


FA sjell pamje nga momentet e para për shpëtimin e tragetit 
Pjesë e Operacionit për shpëtim e Anijes Italiane "NORMAN ATLANTIC" ka qenë edhe Forca Detare Shqiptare, të cilat janë vënë në gatishmëri të plotë që nga momenti i parë që është kërkuar ndërhyrja.Ekuipazhi i anijes “ Butrinti”, ka filmuar edhe hapat e para të ndërmarra në operacionin e shpëtimit.

Në video shfaqet për herë të parë nga pranë trageti "Norman Atlantic"i përfshirë nga flakët.



Kodheli: Janë shpëtuar 22 shqiptarët e mbetur në bordin e anijes
Ora 12:50
 Edhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka konfirmuar se nga tragjedia në anijen “Norman Atlantic” janë shënuar gjithsej 5 viktima. Në një konferencë për mediat, Kodheli tha se operacioni vazhdon pa ndërpreje nën drejtimin e Italisë. Në një konferencë për mediat, Kodheli tha se operacioni vazhdon pa ndërpreje nën drejtimin e Italisë, ndërsa nënvizon se janë shpëtuar 22 shqiptarët e mbetur në bordin e anijes. 

Ministrja e Mbrojtjes tha se fati i tragetit do të vendoset në momentin që nga bordi do të largohet dhe pasagjeri i fundit. Ministrja tha se gjatë natës tre rimorkiatorët italianë janë përpjekur të tërheqin anijen “Norman Atlantic”, por kanë dështuar pasi janë shkëputur kavot.

"Sapo jam ndarë me një komunikim nga homologia italiane, e cila më foli për procesin e evakuimit ku janë dhe 50 veta në bord. Dua të falënderoj ata që morrin pjesë në këtë operacion. Situata ka qënë e vështirë, deti me 7-8 ballë, era e madhe dhe nata. Ka përfunduar me evakuimin e 22 shqiptarëve. 5 të vdekur, 1 qytetar dje 4 sot. Më vonë do të kemi identifikimin e këtyre katër personave. Operacionin e drejtoi anija me tre anije ushtarake, në ishim me anijen tonë luftarake Butriniti. Ishte në operacion për 14 orë. Është kthyer në një nga bazat tona detare, dhe është nisur në operacion anija Lisus. Dua të falënderoj djemtë e ekuipazhit për punën që kanë bërë. Gadishmëri kanë qënë dhe portet, e Durrësit dhe Vlorës. Evakuimi është bërë drejt qendrës shëndetësore të Italisë, kështu do të jetë dhe në vijim. Fati i tragetit do të vendoset deri sa të largohet pasagjeri i fundit. Është tentuar disa herë të tërhiqet gjatë natës, nëpërmjet tre rimoriatorëve italianë, por janë shkëputur kavot." tha Kodheli



Renzi: Janë 5 viktima gjithsej, sot u zbuluan 4 trupa të pajetë
Ora 12:30 Autoritetet italiane dhe ato greke kanë konfirmuar numrin zyrtar të viktimave deri tani në tragetin e djegur, “Norman Atlantic”, duke theksuar se trupit të pajetë të grekut 62 vjeçar të zbuluar ditën e djeshme, i janë shtuar edhe 4 viktima të tjera të zbuluara sot dhe të evakuuara nga bordi i tragetit.
 
Ka qenë Kryeministri italian Matteo Renzi i cili në një konferencë për shtyp ka theksuar se 4 viktimat e zbuluara ditën e sotme, janë gjetur në bordin e anijes ndërsa janë evakuuar nga ana e trupave të shpëtimit.
 
Renzi ka nënvizuar se deri më tani janë 418 persona të rikuperuar nga trageti ndërsa janë 60 të tjerë të cilët ndodhen ende pjesë e bordit të anijes që në orët e para të mëngjesit të djeshëm u përfshi nga flakët.
 
Por megjithatë, kryeministri italian ka shprehur vendosmërinë për ta çuar deri në fund operacionin e shpëtimit, dhe shpëtimin e të gjithë personave, të përfshirë në këtë tragjedi.
 
“Sot janë zbuluar 4 viktima në bordin e anijes dhe ata janë evakuuar. Në harkun kohor të pak orëve shpresojmë të përfundojmë operacionin e shpëtimit. Deri më tani janë edhe 60 persona të tjerë që gjenden në bordin e tragetit. Operacioni do të vazhdojë deri në shpëtimin e të gjithë personave. Përballë bregut të Pugliës, ku ndodhet Norman Atlantic në avari, do të fryjë erë deri 60-70 km/orë me dallgë që arrijnë deri në 3-4 metra.” ka theksuar shefi i qeverisë italiane.
 
Edhe Ministri i Marinës së Greqisë, Miltiadis Varvisiotis ka konfirmuar këtë fakt duke nënvizuar se 4 trupat e pajetë janë gjetur në bordin e anijes “Norman Atlantic” ndërsa janë nxjerrë më pas nga trupat e shpëtimit.

“Katër trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në bordin e anijes, dhe janë rikuperuar në ujë nga ana e trupave të shpëtimit” është shprehur Varvisiotis për mediat greke.

Fillimisht lajmin e katër viktimave të tjera në bordin e tragetit italian e bëri të ditur një pasagjer turk, i cili mbërriti në portin e Barit, së bashku me 49 persona të tjerë të shpëtuar nga “Norman Atlantic”. Ai tregoi se kishte parë me sytë e tij, dy burra dhe dy gra, të pajetë në garazhdin e kamionëve të ullirit, aty ku dhe dyshohet të ketë rënë zjarri.



MPJ: Familjarët e pasagjerëve telefon në +355 69 935 6685 për gjendjen e të afërmve
Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur në dispozicion të familjarëve të pasagjerëve që ndodhen në bordin e tragetit “Norman Atlantic” një numër kontakti për tu informuar mbi gjendjen në të cilën ndodhen të afërmit e tyre.

Kështu Ministria e Jashtme fton të gjithë familjarët e pasagjerëve të telefonojnë në numrin: +355 69 935 6685.
 
MPJ thekson se do të informojë opinionin publik për ecurinë e evakuimit të shtetasve shqiptarë hap pas hapi.

Bashkëshortja e viktimës: Qëndruam në det mbi 4 orë 
Ora 11:15
Theodhora Doulis 56 vjeç, bashkëshortja e grekut Georghios Doulis 62 vjeç i cili u gjet i pajetë nga anija shqiptare “Butrinti” e cila është bërë pjesë e trupave të shpëtimit, ka treguar disa nga momentet e tmerrit që ka përjetuar përgjatë mbrëmjes së djeshme.

E mbërritur në portin e Barit, në mesin e 49 personave të shpëtuar ajo tregoi se si së bashku më bashkëshortin e saj kishin qëndruar prej mëse 4 orësh në det të hapur, nën të bërtiturat e burrit të saj “po vdesim, po vdesim”.

“Unë dhe bashkëshorti im qëndruam në det të hapur për mbi 4 orë. U mundova ta shpëtoj por nuk ia dola dot. Ai më thoshte, vdiqëm , do të vdesim” shprehet 56 vjeçarja.

Shtetasi grek Georghios Doulis u zbulua ditën e djeshme nga anija shqiptare “Butrinti” gjatë operacioneve të shpëtimit të personave pjesë e “Norman Atlantic”. Sipas të dhënave të fundit nga roja bregdetare italiane, janë 379 pasagjerë të shpëtuar, duke e ulur në 99 numrin e personave të bllokuar.



MPJ: 11 shqiptarët e shpëtuar jashtë rreziku për jetën
Ora 11:00 Njoftim per shtyp mbi ecurine e evakuimit te shtetasve shqiptare nga bordi i tragetit "Norman Atlantic"

Ministria e Puneve te Jashtme informohet nga Konsullata jone ne Janine dhe Roja Bregdetare greke se ne listen e pasagjereve te evakuar ne bordin e e anijes« ABY JEANNETTE » ndodhen shtetasit shqiptar te meposhtem:

1. Refik Aliko
2. Sheraf Aliko
3. Donika Aliko
4. Jonel Lamcaj 
5. Festim Cuci 
6. Hasie Cuci
7. Brunilda Cazo
8. Jorgo Kristo

MPJ informon se anija « ABY JEANNETTE » ndodhet ende ne zonen e operacionit per te dhene ndihmen per pasagjeret e tjere qe po evakuohen.

Nga Konsullata jone ne Bari informohemi se shetasja:

9. Senada Kolekaj ndodhet ne Spitalin "Copertino" te Leces jashte rrezikut per jeten.

Gjithashtu Konsullata jone ne Bari informohemi se shtetasit shqiptar:

10. Albert Mane
11. Alban Skendaj

Kane mberitur ne Portin e Barit dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Ministria e Puneve te Jashtme dhe Konsullatat tona ne Janine dhe Bari ndjekin me perparesi ecurine e evakuimit dhe do te informojne qytetaret per te dhenat e reja hap pas hapi.

anija ne flake
anija ne flake
anija ne flake

Prokuroria e Barit nis hetimet, zjarri dyshohet i qëllimshëm
Ora 10:45 Në anijen “Norman Atlantic” ka shkuar një grup hetimor i Barit. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri në bord ka qenë i qëllimshëm. Autorët mund të kenë pasur si synim fundosjen e anijes së bashku me pasagjerët që ndodheshin lart.

Prokurori Giuseppe Volpe, për para se të largohej nga zyrat e kapitanerisë së portit tha se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Hetimet po vijojnë me intensitet, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Niset anija ushtarake greke drejt "Norman Atlantic", 7 persona transportohen me helikopter drejt Korfuzit 
Ora 10:30
Një anije ushtarake greke është nisur drejt “Norman Atlantic”, tragetit të përfshirë nga flakët, i cili po mban në ankth prej mëse 24 orësh autoritetet italiane, greke dhe ato shqiptare.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, anija ushtarake është nisur drejt tragetit në flakë, për të iu bashkuar trupave të shpëtimit dhe për të asistuar në largimin e personave të mbetur në bordin e “Norman Atlantic”.

Ndërkaq po sipas mediave greke, 7 persona të shpëtuar nga bordi i anijes, janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Korfuzit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. 

Nga të dhënat e fundit të Marinës Italiane, janë shpëtuar 351 persona, ndërkohë që 127 të tjerë ndodhen ende pjesë e anijes e cila u përfshi nga flakët.

anija greke

Dëshmitari turk: Kam parë 4 viktima, 2 burra dhe 2 gra
Ora 10:00 Në tragetin të përfshirë nga flakët prej mëse 24 orësh, dyshohet se ka edhe 4 viktima të tjera,m për katësisht 2 burra dhe 2 gra. Kjo është dëshmia e dhënë nga një shtetas turk, pjesë e 49 personave të shpëtuar të cilët mbërritën në portin e Barit me anijen “Fryma e Tregtarëve të Pireut”.

Ai ka folur për mediat italiane duke u shprehur se ka parë me sytë e tij 4 persona të vdekur, në garazhdin e kamionëve në brendësi të “Norman Atlantic”. Turku shprehet shumë i sigurtë duke thënë se ata ishin përkatësisht 2 burra dhe 2 gra, por shton se nuk është shumë i sigurtë për këtë për shkak edhe të errësirës.

“Kam parë me sytë e mi 4 persona të vdekur në garazhdin e kamionëve. Jam shumë i sigurtë, ishin përpara meje! Nuk e di të them tamam se ishte edhe errësirë por besoj se ishin 2 gra dhe 2 burra. Ishin të vdekur po.” është shprehur shtetasi turk. 

Një fakt i tillë nuk është konfirmuar nga autoritetet greke dhe italiane, të cilat kanë mohuar se mund të ketë edhe 4 viktima të tjera në bordin e "Norman Atlantic".

Ndërkaq, nga operacionet e shpëtimit, mësohet se janë arritur të shpëtohen 340 persona, ndërsa 138 persona të tjerë vijojnë të mbeten në bordin e anijes në flakë, duke luftuar me mbijetesën dhe kushtet e vështira në të cilat ndodhen prej mbi 24 orësh.



Shpëtohen 329 persona, 1 transportohet me helikopter
Ora 09:29 Në operacionet e mëtejshme të shpëtimit të personave në bordin e tragetit “Norman Atlantic”, janë arritur të shpëtohen 329 persona ndërsa mbeten ende në bord, 149 persona të tjerë.

Operacionet e shpëtimit vijojnë pa pushim, ndërsa anija mbetet e rimorkiuar nga forcat e shpëtimit.

Sipas Marinës Italiane, 85 persona të shpëtuar janë ankoruar në anije “San Giorgio”, ndërsa 1 person me kardiopati është transportuar me helikopter për në Grottaglie. 

trageti ne flake
trageti ne flake
trageti ne flake
trageti ne flake

Mbërrijnë në Bari 49 të shpëtuar, në bord ende 168 persona
Ora 08:50
Ka mbërritur në portin e Barit anija “Fryma e Tregtarëve të Pierut” me 49 të shpëtuar nga trageti në flakë “Norman Atlantic”. Sipas mediave italiane, anija është ankoruar në skelën 11 të portit, dhe nga të dhënat e para mësohet se të shpëtuarit janë të gjithë mirë edhe pse të uritur dhe në gjendje të ftohur për shkak të temperaturave të ulëta.

Fillimisht ishte menduar që kjo anije të drejtohej drejt Brindisit por për shkak të dallgëve në det, kjo anije po zhvendoset drejt Barit.

Me të mbërritur në portin e Barit, autoritetet italiane u kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë të shpëtuarve. Ndërkaq, janë shpëtar 310 persona nga bordi i tragetit në flakë, ndërsa mbeten ende 168 persona të cilët gjenden ende tek “Norman Atlantic”. 

trageti ne flake
trageti ne flake
trageti ne flake



Vijon operacioni, shpëtohen 290 persona, mes tyre 2 shqiptare  
Ora 07:40
Operacionet e shpëtimit të personave në bordin e anijes “Norman Atlantik” vijojnë pa pushim, dhe nga ku mësohet se deri më tani janë arritur të shpëtohen nga bordi i anijes 290 persona.

Ka qenë vetë Marina Italiane e cila ka konfirmuar shifrën duke theksuar se ende në bordin e “Norman Atlantic” vijojnë të mbeten ende 188 persona.

Në mesin e këtyre personave të shpëtuar, në orët e para të mëngjesit është arritur të shpëtohet edhe një tjetër shqiptare duke e çuar kështu në 7 nga 25 që ishin në bord, numrin e shqiptarëve të shpëtuar. Bëhet fjalë për shqiptaren Brunilda Cazo e cila është arritur të nxirret nga bordi i “Norman Atlantic”. Gjithashtu është shpëtuar edhe shqiptari me nënshtetësi shqiptare, Gjergji Kristo.

Ndërkohë bëhet e ditur se një tjetër anije shpëtimi i është afruar “Norman Atlantic” dhe bëhet fjalë për anijen “De La Penne”. Operacionet e shpëtimit kanë vijuar pa ndërprerje përgjatë gjithë natës, teksa trageti i rimorkuar vijon t’i drejtohet brigjeve të Brindizit. 

tabela te shpetuar




trageti ne flake
trageti ne flake

Vëllai i një prej shqiptarëve: Kemi komunikuar me të por jemi në ankth
Ora 07:10 Altin Mane vëllai i një prej shqiptarëve që ndodhej në bordin e tragetit që u përfshi nga flakët, “Norman Atlantic” i pyetur nga mediat italiane ka treguar se ka komunikuar disa herë me të vëllanë për pak sekonda, por se ende mbetet në ankth për të.

“Ishin telefonata që zgjasnin vetëm pak sekonda. Po i përejtojmë me ankth këto momente”, ka rrëfyer Mane.

Vëllai i tij, Robert Mane, i cili ndodhej në traget jeton në Venecia me familjen dhe po kthehej në Itali pas pushimeve në Shqipëri.

 “Im vëlla kishte marrë tragetin nga Igumenica dhe po kthehej te gruaja dhe fëmijët. Urojmë që të takohen së shpejti”, përfundon Altin Mane.


Merret vendimi: Trageti terhiqet drejt Brindisit me rimorkiatore se bashku me personat ende ne bord
Ora 01:30
Ekipi i koordinimit per shpetimin e jeteve te mbetura ende ne bordin e tragetit ne flake, moren vendimin qe trageti te terhiqet me rimorkiatore se bashku me pasagjeret dhe ekuipazhin, pasi deti eshte qetesuar nga dallget. Rreth tragetit ndodhen anijet e shpetimit dhe helikopteret te cilet monitorojne situaten nga ajri, e nese dicka shkon keq, terheqja e tragetit do te ndalet dhe evakuimi do te nise serish me helikoptere. Ky vendim u mor per te shmangur veshtiresite gjate dites se hene, ku parashikohet qe deti te perkeqesohet e te krijohen serish dallge te medha. Trageti eshte nisur drejt Brindisit, aty ku jane ngritur cadrat e ekipit te shpetimit qe do te presin pasagjeret e evakuar. 

Brindisi behet gati per te pritur te mbijetuarit, ngrihen cadrat me ekipet e emergjencave
Pas lajmit se Brindizi do të jetë vendi ku do te ankorohet trageti në flakë, në qytetin italian janë ngritur çadrat të cilat do të presin të gjithë të evakuuarit dhe pasagjerët e tragetit në fjalë. Siç raportojnë dhe mediat italiane janë marrë të gjitha masat për të pritur të gjithë pasagjerët. Gazetari Carlo Bollino ka rapotuar nga Brindizi për A1Report duke shpjeguar të gjithë panoramën e asaj që po ndodh në Brindizi, por dhe se çfarë ndodhi në këto orë “tmerri” me pasagjerët, por jo vetëm. 



Video/ Pamjet e para te tragetit nga brenda kur perfshihet nga flaket


Shuhen vatrat e zjarrit pas 10 orësh...por trageti ende “i fshehur” nga tymi
Ora 22:30 Pas 10 orësh, më në fund në tragetin e bllokuar prej orëve të para të mëngjesit në brigjet e Adriatikut, nuk dallohen më zjarr, por vetëm tym. “Norman Atlantik”, është ende i fshehur nga tymi i krijuar nga flakët që u përhapën me shpejtësi, fillimisht në katet e poshtme e më tej përfshinë tragetin. Këtë referojnë forcat e shpëtimit të cilët janë në det të hapur për të shpëtuar të gjitha jetët që vazhdojnë të qëndrojnë ende në traget. Por pavarësisht, këtaj, ekuipazhi i shpëtimit thotë se ky fakt nuk jep sigurinë se zjarri është fikur. Sipas tyre, brenda anijes në katet përdhese mund të ketë ende vatra zjarri që vazhdojnë të shtojnë tymin.
 
Deshmia e te mbijetuarit: Tymi dilte nga të gjitha anët, u bllokuam nga i ftohti
Antonio Gnoni, është dëshmia e parë e gjallë që vjen nga të mbijetuarit e tragetit që mori flakë prej orëve të para të mëngjesit në brigjet e Adriatikut, ndërsa alarmi SOS i dhënë rreth 13 milje larg Sazanit, angazhoi autoritetet italiane, greke e shqiptare.
 
Tmerri i përjetuar ndërsa flakët nisnin të përhapeshin me shpejtësi dhe trageti filloi të anonte, vunë në pikëpyetje mbijetesën në tragetin famëkeq që u kujtoi pasagjerëve tragjedinë e “Titanikut”.

trageti ne flake
trageti ne flake

Dëshmia e plotë e të mbijetuarit
“Mori flakë poshtë në pjesën e garazhit dhe pas orës 3 e gjysmë na nxorën të gjithëve jashtë, pa paralajmërim pa asgjë. Ishte një i ftohtë i tmerrshëm, e nuk kishte asnjë ndihmë. Helikopterët e parë që na ndihmuan kanë ardhur rreth orës 13:00, duke shpëtuar një pjesë të njerëzve. Të parët u shpëtuan ata në gjendje më të vështirë shëndetësore, pasi ishin të gjithë të bllokuar nga i ftohti. Edhe unë ndihmova deri rreth orës 15:30 bashkë me një pilot tjetër, por më pas më evakuuan pasi edhe unë isha pothuajse i bërë akull. 
 
Anija ishte drejt apo ishte anuar?
Ishte anuar lehtë, por problemi ishte që bënte shumë ftohtë. 

Patët frikë? Menduat ndonjëherë se nuk do ja dilnit dot?
Ai ishte mendimi i parë, por më pas duhet të gjesh forcë pasi nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t'ia dalë mbanë. 

Sa persona ishit, sa fëmijë keni parë, cila ishte gjendja e pjesës më të madhe të pasagjerëve?
Fillimisht u transportuan fëmijët dhe shumë prej grave, por në traget mbetën dhe qindra persona të tjerë. Problemi është se kamionët me vaj ulliri ishin të shumtë, ishin qindra kontenierë me cisterna me vaj. Pasi morën flakë, rreth orës 14:00 mund të shikoje vetëm tym që dilte nga të gjitha anët. Tymi që dilte ishte tepër tronditës. Menduam se shpëtuam kur erdhi ndihma e parë, por në fakt ata filluan të na hidhnin ujë nga sipër për të shuar flakët. 

A ju dha kapiteni i tragetit ndihmë?
Në fakt aty nuk kuptohej asgjë, se kush ishte kapiteni dhe kush pjesë e ekuipazhit, pasi të gjithë silleshin rrotull duke u munduar të ndihmonin këdo që kishte nevojë. Praktikisht të gjitha i bëmë vetë. Ata që na ndihmuan ishin djemtë e Marinës më skuadrat e shpëtimit. 
Ndihmën e siguruam me mjetet tona dhe me ndihmën e Marinës Ushtarake dhe asaj të ndihmës së shpejtë. 

Po tani si ndiheni?
Them se më mirë

Do ktheheni në shtëpi?
Të shohim se çfarë më thonë. Tani këtu në tokë ndihem shumë më mirë. kjo është një mundësi e dytë jete që na është dhënë.



trageti nga lart
trageti ne flake
Foto nga Marina Ushtarake gjate operacionit te evakuimit

Bashkëshortja e kapitenit të “Norman Atlantic”: Asnjë lajm prej tij, por do t’ia dalë
“Nuk kam dëgjuar asnjë prej tij që dje. Jam përpjekur të flas me të që në mëngjes, por ka qenë e pamundur. Padyshim që jemi në ankth, jam këtu së bashku me vajzën time përballë televizorit duke pritur lajme, ashtu siç kushdo tjetër. Asnjë nuk ka kontaktuar me në deri tani”. Kjo është dëshmia e Paolës bashkëshortes së kapitenit Argilio Giacomazzi, të tragetit të përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët “Norman Atlantic”, Ndonëse me gjysmë zëri ajo shprehet se bashkëshorti i saj është mjaft i zoti dhe di t’ia dalë mbanë.

Ministri Grek: Anija ka anuar. Ja greku qe humbi jeten
Ora 20:00 Ministri grek i mbrotjes Nikos Dendias ka konfirmuar live për televizionit grek Mega Channel që trageti “Norman Atlantic” ka pësuar një anim prej 7 gradësh për shkak të ujit të përdorur për të fikur zjarrin në traget. Dendias ka bërë të ditur edhe emrin e viktimës së parë Georghios Doulis.

Inspektimi i fundit: Trageti ka mangësi serioze për ndihmën e shpejtë
Trageti “Norman Atlantic” i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët, ndërsa vijon rreziku për pasagjerët, ka marrë vërejtje serioze për rrjedhje, për mungesë të dritave të emergjencës, si dhe mungesa e pajisjeve të ndihmës së shpejtë. 

Këto vërejtje janë dhënë nga autoritetet e portit të Patras më 19 dhjetor, ku dhe i është dhënë një periudhë 15 ditore për përmirësimin e kushteve të anijes. 

Një tjetër vërejtje ka qenë dhe mosfunksionimi i mbylljes së dyerve të cilat janë të papërshkrueshme nga uji dhe ndikojnë drejtpërdrejtë që ndikojnë në ngushtimin e anijes dhe nuk kanë pasur asnjë plan konkret për menaxhimin e situatave emergjente në shpëtimin e pasagjerëve në rast rreziku.

Publikohen emrat e gjashtë shqiptarëve të parë të shpëtuar
Ora 19: 40 Bëhen public emrat e gjashtë shqiptarëve të shpëtuar nga trageti që mori flakë në det të hapur. Njoftimi i është bërë i ditur ministrisë sonë të Punëve të Jashtme nga roja bregdetare greke.
 
Sipas tyre, në bordin e anijes “Aby Jannette” ndodhen 6 shqiptarë të mbijetuar.

1. Refik Aliko
2. Sheraf Aliko
3. Donika Aliko
4. Jonel Lamcaj 
5. Festim Cuci 
6. Hasie Cuci

Ndërkaq, një tjetër shqiptarë që ka mundur t’i shpëtojë kësaj tragjedie në det, është evakuuar me anijet e shpëtimit dhe është cuar në spitalin e Brindisit.

VIDEO/ Pamjet e para brenda tragetit, flakët në kafene
Pamjet nga brenda bordit të anijes. Videoja është xhiruar nga një pasagjer me celular në momentet e para të mëngjesit: Flakët nisin të përfshijnë kafenenë e tragetit e duken pamjet ndërsa pasagjerët veshin jelekët e shpëtimit. Autori i kësaj videoje është një 43-vjeçar me kombësi egjiptian, Yousri Wadan, nisur nga Patra drejt Ankonës. Ai është një nga të evakuuarit dhe momentalisht i shtruar në spital në Leçe ku i është nënshtruar kontrolleve. 



Djegia e tragetit në Adriatik, Beqaj: Jemi në gatishmëri
Spitali i Durrësit është në gjendje gatishmërie për të përballuar çdo fluks pacientësh, nëse anija “Norman Atlantik” e përfshirë nga flakët në ujërat e Adriatiku mbërrin në portin e Durrësit. Për të parë nga afër situatën ka mbërritur edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili shtoi së në gatishmëri është edhe spitali i traumës. Ministri ndër të tjera pohoi së po punohet ngushtë më ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Brendshme.
 
“Janë marrë të gjitha masat për pritjen dhe dhënien e ndihmës shëndetësore të të gjithë udhëtarëve të tragetit që është përfshirë nga flakët nëse ai do të ankorohet në Portin e Durrësit. Në gatishmëri janë spitali rajonal  i Durrësit, qendrat shëndetësore të këtij rrethi, qendra e traumës në Tiranë si dhe qendra toksikologjike po në Tiranë e aftë për të kuruar të sëmurë të helmuar nga gazi karbonik. Gjithashtu janë marrë të gjitha masat që udhëtarët të marrin ushqimet e nevojshme.”- tha Beqaj.
 


Kodheli në Durrës, ndjek operacionin e shpëtimit
Ende nuk është marrë asnjë vendim nëse trageti “Norman Atlantik” i përfshirë nga flakët në ujërat e Adriatikut do sillet në bregdetin shqiptar apo do çohet në Itali. Ky fakt është pohuar nga Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ndodhet në qendrën ndëroperacionale në Durrës nga ku po ndjek punën për shpëtimin e tragetit.



Video/Alarmi SOS që dha Kapiteni i Tragetit "Norman Atlantic"
Sinjali i parë për ndihmë “SOS” nga trageti “Norman Atlantic” është “pikasur” për herë të parë prej radio-amatorit nga Puglia Alessandro Pagliara. Sinjali për ndihmë nga trageti “Norman Atlantic” i është drejtuar të gjitha kapitenerive përreth.



I mbijetuari në traget: “Po vdesim nga i ftohti”
“Tymi po na mbyt, nuk dimë nëse mund t’ia dalim të shpëtojmë. Jemi jashtë në bashin e tragetit, po vdesim së ftohti si dhe po asfiksohemi nga tymi dhe zjarri është duke u shtuar edhe më shumë”. Ky ishte rrëfimi drejtpërdrejtë nga trageti nga një prej të mbijetuarve greke. Yorgos Stiliaras më pas ka shtuar, “dyshemetë janë të nxehta, njerëzit dridhen dhe kolliten. Nuk dihet nëse do ja dalim të shpëtojmë”.

VIDEO/ Ja imazhet e evakuimeve të para me helikopter nga trageti “Norman Atlantic”
Publikohet në mediat italiane dhe greke videot e para të cilat tregojnë sesi realizohet evakuimi i pasagjerëve nga anija në flakë “Norman Atlantic”. Në këtë video shohim shpëtimin e një gruaje me dy fëmijë dhe menjëherë më pas një grua tjetër me një fëmijë nga një helikopter italian. Tre fëmijët e shpëtuar janë në gjendje hipotermie. Gjithashtu nga pamjet shihet si një nga gratë e shpëtuara me xhupin blu ka mbështjellë një tjetër fëmijë në krahët e saj dhe e kontrollon nëse është mirë. Ajo ka dy fëmijë një fëmijë e mban në krahë tjetrin në këmbët e saj. Sipas mediave italiane dhe greke mënyra e shpëtimit realizohet duke zbritur një nga shpëtuesit së bashku me koshin ku do të vendosen të mbijetuarit dhe zgjidhen fillimisht për tu marrë gratë dhe fëmijët. Gjatë një aksioni shpëtimi mund të evakuuohen maksimum tre fëmijë dhe më pas koshi me ta ngjitet për në helikopterin italian. Siç shihet edhe në video tensioni është mjaft i lartë por edhe çlirimi pas shpëtimit është mjaft i lartë

— Angelino Alfano (@angealfa) December 28, 2014

Trageti ende në flakë, lundron në mënyrë të pakontrolluar

Ora 18:00  Në grupin e shpëtimit për të evakuuar pasagjerët e tragetit “Norman Atlantic” janë përfshirë 8 anije, 10 helikopterë, 1 motovedet shqiptare,1 motovedet italiane dhe 1 helikopter greke. Ndërkohë është një avion i cili koordinon operacionin e shpëtimit të pasagjerëve. Trageti vijon të jetë i përfshirë në flakë si dhe të lundrojë në mënyrë të pakontrolluar drejt brigjeve shqiptare ose atyre italiane, gjithnjë në varësi të drejtimin të erës.

rimorkiatori trageti det
Ne foto, nje nga tre rimorkiatoret per terheqjen e tragetit 

Gjeneral Shkurti: Anija shqiptare gjeti ne det viktimen greke, trageti rrezikon mbytjen
Ora 17:30  Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar vitkimën e parë të shënuar në tragetin italian që mori flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në një konferencë për shtyp, gjeneral Qemal Shkurti, Komandant i Forcave Detare, tha se “Butrinti”, anija jonë shqiptare e cila i është bashkuar operacionit të shpëtimit nga anije dhe helikpterë grekë dhe italianë, ka gjetur trupin e shtetatit grek i cili u mbyt gjatë operacionit të shpëtimit. Sipas Shkurtit, viktima është transportuar më tej në anijet greke të shpëtimit. Gjenerali tha se situata është e vështirë pasi anija rrezikon të përmbytet për shkak se është hedhur shumë ujë për të shuar flakët që ranë në katet e poshtme të tragetit.
 
“Një person i mbytur, zbuluar nga anija jonë. Rrezikohet dhe mbytja e anijes, pasi i hidhet ujë për fikjen e zjarrit. Kemi marrë masa për rimorkimin dhe masa për pritjen e pasagjerëve. Janë marrë masa për transportin e pasagjerëve nëse vjen në portin e Durrësit, drejt qendrave shëndetësore”, u shpreh Shkurti. 
 
Gjenerali theksoi se trageti nuk është ende në territorin e ujërave shqiparë, dhe se dallgët e mëdha të detit e vështirësojnë tej mase operacionin e shpëtimit.
 
Në këtë situatë dhe roja bregdetare, pas sinjalit të marrë nga qendra e Pireut ka marrë masa. Ka vënë në dispozicion kapacitetet e veta, ka nisur anijen Butrinti, së bashku me anijet e tjera italiane dhe greke është përfshirë në shpëtimin e pasagjerëve. Aktualisht vazhdon të ndodhet në rajon, situata është e vështirë, anija jonë ka marrë pjesën në fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e pasagjerëve që mund të kenë rënë në det. Nga informacionet që kemi janë përfshirë në operacion rreth 6 anije, 5 helikopterë dhe aktualisht vazhdon operacioni. Zjarri vazhdon, është shuar pjesërisht, pasagjerët janë në bashin e anijes. Aktualisht vazhdon evakuimi me helikopter. Ministria e Mbrojtjes ka bënë në dispozicion gjithë kapacitetin e tyre, dhe anija Lisus që të shkojë dhe të jap ndihmesën e vet. Deti është 6-7 ballë, det goxha i lartë për kapacitetet që ne kemi. Nuk mund të flas për numër të saktë të evakuimit, është e pamundur një shifër e qartë. 

Në zonën e operacionit 2 rimorkiatorë italianë. Një rimorkiator është në gatishmëri nga Vlora. Nuk mund të themi se a do vijë në ujërat tona, apo do rrijë aty”, tha Shkurti.



Shënohet viktima e parë, burri bie në det gjatë operacionit të shpëtimit
Ora 16:55 Shënohet viktima e parë e tragetit italian që mori flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një burrë që ka humbur jetën gjatë operacionit për evakuimit e pasagjerëve nga trageti në flakë në anijet imbarkuese. Georghios Doulis 67 vjeç po evakuohej për tu shpëtuar së bashku me bashkëshorten e tij, por gjatë këtij operacioni ka pasur një avari ku çifti ka mbetur i varur në një litar. Më pas të dy kanë rënë në det, por forcat e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin jashtë detit vetëm gruan e tij, ndërsa burri fatkeqësisht ka humbur në det. Ndërkohë janë edhe dy të plagosur, një pasagjer dhe një ushtarak i cili nuk është ndjerë mirë gjatë operacionit të shpëtimit.
greku i vdekur ne traget
Ne foto: Greku qe humbi jeten

Kodheli komunikon me homologun grek: Athina zyrtare nis një anije ushtarake, i bashkohet tragetit në orën 05:00

Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli komunikoi me homologun grek Nikos Dendias. Të dy ministrat diskutuan për situatën lidhur me tragetin në flakë dhe punën që po bëhet për të shpëtuar jetët njerëzore. Denidias i pohoi ministres Kodheli se Greqia ka nisur nje anije ushtarake drejt vendngjarjes, e cila mendohet të mbërrije rreth orës 5:00 të mëngjesit për shkak të motit të keq.
 
Ministrja Kodheli më herët komunikoi dhe me homologen italine Pinotti. Të dy kolegët e saj e kanë falenderuar ministren për kontributin që po jep Shqipëria dhe Forcat e Armatosura në këtë operacion të vështirë.

Koloneli: Trageti 2 milje larg Shqipërisë. Ka nisur evakuimi i personave që janë ende në bord
Ora 16:20 Disa orë pasi u dha alarmi SOS për anijen italiane “Norman Atlantik”, që udhëtonte nga Igumenica drejt Ankonës, koloneli Ahmet Leka me detyrë komandant i Qendrës së Bashkuar Operacionale tha se po punohet për evakuimin e pasagjerëve të mbetur në bord. Në një lidhje telefonike me A1Report, Leka tha se po punohet për evakuimin sepse anija “Norman Atlantik” rrezikon mbytjen.

“Anija ndodhet 2 milje nga ujërat shqiptare. Pasi bëmë kontakte me palët e tjera, vumë në dijeni komandën e forcave detare dhe vuri në lëvizje anijen “Butrinti”. Kjo anije është për shkuarjen e zjarrit, dhe evakuimin e udhëtarëve. Për shkak të erës, ajo lëviz drejt Shqipërisë, por je e drejtuar. Po bëhet imbarkimi i dy anijeve të tjera. Akoma nuk ka filluar transportimi. Po bëhet transferimi i udhëtarëve. Po bashkëpunojmë me forcat italiane dhe greke, jemi drejt evakuimit të pasagjerëve nga anija që rrezikon të mbytet”, deklaroi Koloneli Leka.



Rama: Po bëhet maksimumi në kushtet e një moti të tërbuar
Ora 16: 10 Për situatën e rëndë të pasagjerëve që rrezikojnë jetën në tragetin që mori flakë në ujërat neutralë mes Shqipërisë e Italisë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Përmes rrjetit social Facebook ai është shprehur se autoritetet shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me palët italiane dhe greke të cilat janë angazhuar në shpëtimin e personave që ndodhen ende në bord, mes tyre edhe shqiptarë. Kreu i qeverisë thekson vështirësinë e këtij operacioni shpëtimi në kushte klimaterike që i kanë cuar dallgët deri në 8 ballë.
 
“Jemi vazhdimisht në kontakt me palët italiane e greke e po bëhet maksimumi në kushtet e një moti të tërbuar që përbën një pengesë ekstreme”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.

Trageti ne flake, Tahiri-Alfano bisede telefonike: Jemi ne gatishmeri per te perballuar cdo situate
Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano i ka telefonuar ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me të cilin ka biseduar lidhur me situatën e krijuar në tragetin grek “NORMAN ATLANTIC”. Të dy ministrat kanë shkëmbyer informacione për ecurinë e deritanishme të operacionit të shpëtimit.

Ministri Tahiri e informoi Alfanon se e gjithë infrastruktura pritëse në të gjitha portet e Shqipërisë është në gadishmëri maksimale për të përballuar çdo situatë që mund të krijohet nga ankorimi i tragetit në këto porte dhe emergjencës shëndetsore për pasagjerët.

Sipas Alfanos 138 pasagjerë janë evakuuar tashmë dhe ndërkohë vijon operacioni për shpëtimin e çdo pasagjeri.

Të dy ministrat po mbajnë kontakt të vazhdueshëm personal për përballimin e situatës emergjentë.

Shefi i kapitenerisë Vlorë: Ja si morëm alarmin SOS për anijen italiane
Shefi i Kapitenerisë në portin e Vlorës, Dionis Andoni, rrëfen për mediat momentet kur morën sinjalizimin lidhur me anijen e përfshirë në flakë në bordin e së cilës ndodheshin 478 pasagjerë.

“Në portin e Vlorës në orën 7:00 të mëngjesit kapiteni mori sinjalin e ndihmës nga ania “Norman Atlantic”. Ku specifikohet rënia e zjarrit në bord dhe kërkesa për ndihmë për të evokuar njerëzit dhe të gjithë personat që janë në bord . Mbas kësaj kapitaneria e portit formoj të gjithë institucionet e nevojshme që janë të destinuara të merren me këtë operacion që është qendra ndër operacionale detare në Durrës, forcat e kufirit që të gjithë mjetet portale të jenë në dispozicion për evakuimit të tyre. Nga Vlora është nisur anija e rojës detare "Butrinti" bashkë me një rimorkiator "Iliria" me mjetet portale detare Shqiptare dhe këto janë prezentë në dhënien e ndihmës së tyre për këtë anie, për të evokuar njerëzit, pasagjeret dhe të gjithë personat që kanë nevojë. Karakteristikë e kësaj është situata detare me nje det shumë të madh dhe forcat shqiptare marrin pjesë në mënyrë aktive ne ndihmën e anijes. Anija është duke evokuar njerëz nga bordi i sajë në bordet e anijeve të tjera detare dhe transportuesve që janë anije pasagjeresh tanker dhe karakteristikë është që të gjitha mjetet lundrues që janë në ndihmë të anijes që po digjet për të shpëtuar njerëzit . Janë koordinuar forcat greke, forcat italiane dhe ato shqiptare”, u shpreh Andoni.




Trageti italian hyn në ujërat shqiptare, zhvendoset në mënyrë të pakontrolluar drejt Veriut
Ora 15:00 Trageti tashmë ka hyrë në ujërat shqiptare. Ai lëviz në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa anijet e shpëtimit qëndrojnë rreth tij për të bllokuar dallgët, pasi është thuajse e pamundur të mundësohet evakuimi i personave që janë ende në bord për shkak të dallgëve që arrijnë deri në 8 ballë. Sipas Kapitenerisë së Vlorës, trageti është duke lëvizur në drejtim të Veriut, drejt Durrësit.

Marina shqiptare në operacion shpëtimi

trageti ne flake
trageti ne flake

Kapiteni: Trageti do të vijë drejt Shqipërisë
Kapiteni i anijes ka mundur të vihet në kontakt me Kapitenerinë e Portit ndërsa flakët ende nuk ishin shuar.”Trageti është në flakë të pakontrollueshme, ndërsa trageti do të shkojë drejt Shqipërisë”, tha kapiteni.


Lidhja telefonike me Shefin e Rimorkiatorit Luan Kore



Video/ 10 pasagjere u shpetuan me helikoptere

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr