Bilanci i viktimave në tragetin italian “Norman Atlantic” mund të rritet, ndërsa numri i të humburve në këtë tragjedi është i mbuluar nga misteri. Ndërsa autoritetet italiane nuk kanë ende një listë zyrtare të personave të humbur, ajo që dihet zyrtarisht nga Marina Ushtarake Italiane është numri 427 i të shpëtuarve, përfshirë pasagjerë dhe ekuipazhin.
Por tre ditë nga përfshirja në flakë e tragetit kur ndodhej rreth 12 milje larg ishullit të Sazanit, fakte të reja dalin në dritë. Kryeprokurori i Barit Volpe tha se deri më tani rezulton se në bordin e tragetit nuk kanë qenë 478 persona (saç është numri i të regjistruarve në listën zyrtare të tragetit), por 499. Numri fillestar u ndryshua pasi nga të shpëtuarit kanë rezultuar edhe 3 klandestinë sirianë dhe 18 udhëtarë të cilët kanë hipur në target në momentet e fundit.
Ai tha se në apel mungojnë 179 persona, por shtoi se ata mund të ndodhen në dy anijet e mallrave greke të cilat evakuuan pasagjerë kur trageti u përfshi nga flakët të dielën. Hijet e dyshimit do të bien kur anija të mbërrijë në Greqi. Volpe tha se në Itali ndodhen vetëm 310 persona, disa në spital dhe disa të tjerë që kthehen me anijet e shpëtimit.
Prania e klandestinëve dhe mospasja e një liste të saktë ka krijuar një konfuzion edhe te autoritetet përgjegjëse se sa është në vërtetë numri i të zhdukurve, pasi dyshohet se në anije mund të ketë pasur më tepër njerëz sa rezultojnë në listë. Këtij fakti i shtohet edhe një dyshim tjetër i fortë, ai i ekzistencës së një liste të dytë me më shumë pasagjerë.
“Synimi është të gjenden dhe të kthehen në Greqi të gjithë grekët që janë në anije. Kemi vënë një linjë telefonike në dispozicion të familjarëve. Të telefonojnë ata që kërkojnë njerëzit e tyre në mënyrë që t'i identifikojmë më shpejtë. Deri tani janë me siguri të shpëtuar 201 grekë dhe po punohet për pastrimin dhe verifikimin e listave,pasi janë shume emra të fshirë dhe të ndryshuar në të. Nuk kemi asnjë informim për pasagjerë të tjerë dhe si rrjedhojë nuk japim informacione të tilla. Nuk ka pasur asnjëherë ngjarje të tillë më parë. Kam kërkuar fillimin e hetimeve prej Prokurorisë së Përgjithshme”, tha ministri i Marinës Tregtare Greke, Miltiadhis Varviciotis.
Në traget sipas listës së pasagjerëve dhe ekuipazhit ndodheshin 478 persona dhe me një përllogaritje të thjeshtë, duke iu referuar numrit të 427 të shpëtuarve atëherë 41 persona rezultojnë që janë të zhdukur. Por duke hequr 21 personat që nuk kanë qenë të regjistruar në listën fillestare, dhe më pas dolën mes të shpëtuarve, do të thotë se numri i të humburve është 62.
Në zonën ku u shënua ky incident, vazhdojnë ende kërkimet për trupat e pasagjerëve të humbur që kanë qenë në bordin e tragetit. Përveç kërkimeve në det, forcat e shpëtimit duhet të presin ftohjen e sipërfaqeve brenda tragetit për të mund të verifikuar nëse në pjesën e poshtme ka viktima të tjera.
Itali, Komandanti dhe pronari i “Norman Atlantic” nën hetim për vrasje
Tre prokurori në Itali, ajo e Barit, Brindisit dhe Leçes kanë nisur hetimet për atë se çfarë ka ndodhur në tragetin “Norman Atlantic”. Komandanti Argilio Giacomazzi dhe pronari i anijes, Carlo Visentini janë nën hetim për mbytjen e anijes dhe për vrasje. Më datë 19 dhjetor anija i është nënshtruar një inspektimi i cili i kishte zbuluar 6 defekte në Anije, 2 prej të cilëve të zgjidhshëm shumë shpejt, ndërsa për 4 të tjerët u la një kohë prej 14 ditësh që të riparoheshin. Por leja që ka marrë për t’u nisur do të thotë se i ka plotësuar të gjitha kërkesat.
Redaksia Online
(Gre.M/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO