Ekziston një mospërputhje mes të dhënave të autoriteteve të Greqisë dhe atyre italiane sa i përket numrit të të zhdukurve në tragetin Norman Atlantic. Autoritetet greke thonë se janë 18 të humbur, ndërsa prokurori i Barit në një deklaratë gjatë së mërkurës tha se bëhet fjalë për 98 pasagjerë, fati i të cilëve nuk dihet. Sipas grekëve, lista e pasagjerëve që posedojnë autoritet italiane është e “fryrë”, pasi emrat janë kopjuar disa herë.
Autoritetet Italiane: Janë 477 persona të shpëtuar
Por Italia ka konfirmuar zyrtarisht numrin e të shpëtuarve nga trageti që u përfshi nga flakët të dielën, dhe bëhet fjalë për 477 persona të mbijetuar nga bordi i tij, përfshirë ekuipazhin. Roja bregdetare italiane pas verifikimeve të fundit, i paraqiti mbrëmjen e të mërkurës Ministrisë së Jashtme, Prokurorit të Barti dhe qeverisë greke, listën e emrave të 477 personave të shpëtuar nga trageti i djegur “Norman Atlantic”. Tani mbetet qe të bëhet ballafaqimi me listën e autoriteteve të portit në Patra në Greqi, të të gjithë personave që janë regjistruar në udhëtimin e tragetit italian që kishte destinacion Ankonën.
Italia: Numri total i personave në bordin e tragetit, 499. Volpe: Mungojnë 98
Numri i pasagjerëve i deklaruar nga Prokuroria italiane që kanë qenë në bordin e tragetit, është 499, një shifër kjo që ndryshon nga lista zyrtare e të regjistruarve në Norman Atlantik, sipas të cilës bëhej fjalë për 478 persona. Kryeprokurori italian Giusepe Volpe doli në këtë shifër pasi mes të mbijetuarve të kësaj tragjedie, rezultuan edhe 3 klandestinë sirianë dhe 18 persona të tjerë të cilët kishin hipur në traget në momentet e fundit, që e çuan në 499 nurmin. Këtë të mërkurë ishte Prokurori Volpe i cili tha se fati i 98 personave në bordin e tragetit italian mbetej mister.
Llogaritjet tregojnë se mungojnë 22 persona
Sipas disa llogarive të thjeshta, tashmë numri i të personave që mendoheshin se ishin të zhdukur zvogëlohet dhe shkon në 22 (499 pasagjerë në total-477 të shpëtuar = 22 të humbur).
11 viktima nga tragjedia në Norman Atlantic
Numri i viktimave të incidentit në tragetin “Norman Atlantic” i cili u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të së dielës ndërsa ndodhej 12 milje larg ishullit të Sazanit, deri më tani ka mbetur në 11, 9 viktima janë gjetur në det dhe janë marrë nga anijet ushtarake të shpëtimit, ndërsa dy trupat e tjerë janë pikasur por nuk ka qenë e mundur të merren nga ekipet e shpëtimit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com