Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe një herë ka theksuar se Shqipëria ka vënë në punë gjithë kapacitetet e saj për iu ardhur në ndihmë për pasagjerëve në anijen “Norman Atlantik”. Në një lidhje telefonike për A1 Report, Kodheli tha se situata mbetet e tensionuar. Ajo tha se drejtimin e operacionit e ka marë Italia, ndërsa çdo vendim merret në varësi të situatës.
“Trageti ndodhet në mes të detit, 25 milje larg Vlorës. Situata mbetet e tensionuar, e rëndë për pasagjerët atje. Do të merret një vendim shumë shpejt për t’u ankoruar në portin e Brindisit, në portin e Durrësit apo do të vazhdohet me evakuuimin. Italianët kanë marrë drejtimin e operacionit. Vendimi varet nga situata, trageti është në mes të detit, dallgët po e shtyjnë tragetin drejt brigjeve të Shqipërisë, por kjo nuk e pengon palën italiane për të marrë një vendim”, deklaroi Kodheli për A1 Report.
Ministrja e Mbrojtjes tha se situata është përkeqësuar dhe për shkak të natës. Kodheli tha se e rëndësishme është të mundësohet lëvizja e tragetit dhe të evitohen ngjarje më të rënda.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO