Tragjedi dhe incidente/ Helikopterët e rrëzuar gjatë viteve në Shqipëri (Ngjarjet më të bujshme)

Fatmirësisht pa viktima, por aksidenti i sotëm me helikopter në Korçë mund të ishte kthyer në tragjedi  duke pasur parasysh afërsinë me bllokun e pallateve dhe karburantin. Kjo ngjarje të kthen në vëmendje disa prej incidenteve ajrore, disa edhe tragjike

Ngjarja më e rëndë është padyshim ajo e 22 nëntorit 1989, kur dy helikopterë të bazës së Farkës, u përplasën njëri pas tjetrit në malin e Llogarasë. Bilanci: 23 të vdekur. Mes viktimave stafi ushtarak i helikopterëve, mjekë të nisur për të dhënë ndihmën e parë për një aksident me autobus dhe studentë e profesorë.

Një tjetër aksident i rëndë, ka qenë ai i 17 korrikut 2006, ku humbi jetën politikani Gramoz Pashko. Helikopteri Bell 222 u nis nga Tirana të dërgonte Pashkon në Itali pas një incidenti në plazh. Humbën jetën vetë Pashko, i biri, 2 mjekë dhe 2 pilotë.

Në 26 gusht 2014 në zonën e Dukagjinit një helikopter BO 145 i Ministrisë së Brendshme, u rrëzua në këtë zonë, pasi u qëllua nga kultivuesit e lëndëve narkotike. Nuk pati persona të lënduar.

Një helikopter EC 145 që kishte vetëm pesë muaj që përdorej nga Ushtria u rrëzua në vitin 2016 mbi Liqenin e Shkodrës dhe shkaktoi dy viktima, kapiten Florian Deliajn dhe togerin Donald Hoxha.

Aksidentet e tjera u përkasin avionëve ushtarakë. Në vitin 1999, një “charter” i Kombeve të Bashkuara i nisur nga Rinasi u rrëzua ne Malet e Sharrit në Prizren.

Më 16 shtator 2004, piloti i vjetër Jani Tarifa u shkëput nga toka me avionin Mig-19 për një mision stërvitor, por pa kaluar shumë minuta nga shkëputja me bazën,  ai u rrëzua. Avioni ra pranë  Aeroportit të Rinasit duke shënuar një nga aksidentet ajrore ushtarake në vend që shkaktoi gjithashtu  edhe diskutime për kontrollin teknik të tyre dhe solli uljen e tyre në tokë në mënyrë përfundimtare.

Shtatë muaj pas kësaj ngjarjeje, një tjetër aksident ajror ndodhi në malet e Gramshit.  31 mars 2005, duke gdhirë 1 prilli,  avioni ushtarak Hercules-130 u ngrit në fluturim stërvitor nga Rinasi. Kushtet e vështira të motit, por edhe fakti se avioni fluturonte afër tokës u thanë se ishin shkaqet që përplasën avionin ushtarak në malet e Gramshit. Në bordin e tij ndodheshin 9 ushtarakë amerikanë të cilët humbën jetën të gjithë.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë