Futbolli tronditet sërish nga një tragjedi, këtë herë në Argjentinë. Mbrojtësi i Atletico Parana, Cristian Gomez ka humbur jetën në fushë gjatë ndeshjes me Boca Unidos. Në minutën e 30 të ndeshjes, lojtari ra pa ndjeja në fushë. Mjekët dhe lojtarët bënë gjithçka për ta mbajtur në jetë, por ishte e pamundur.


“Bëmë gjithçka për ta mbajtur gjallë, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital nga një atak në zemër”, tha mjeku i skuadrës vendase Miguel Darre. Në vitet e fundit numri i lojtarëve që kanë humbur jetën në fushë nga ataku në zemër është rritur.
Cristian Gomez

d.b/shqiptarja.com