Tragjedi në burgun italian, i riu shqiptar vetëflijohet brenda qelisë! Ishte vetëm kur mori çarçafin dhe e lidhi rreth qafës

Tragjedi në burgun italian, i riu shqiptar vetëflijohet brenda qelisë! Ishte vetëm kur mori çarçafin dhe e lidhi rreth qafës

Foto ilustruese

ITALI - Një 20-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Aldo Latifaj i ka dhënë fund jetës në burgun Torre del Gallo në Pavia. Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 dhjetor, ku i riu mbeti i vetëm në qeli pasi 2 të dënuarit e tjerë kishin kishin përdorur lejen sociale.

Ai kishte marrë një çarçaf të cilin e ka kaluar rreth qafës duke e shtrënguar në mënyrë që të bllokonte rrugët e frymëmarrjes. 20-vjecari u dërgua me urgjencë në spitalin San Matteo, por mjekët nuk arritën t’i shpëtonin jetën.

Akti ekstrem që kreu i riu, i cili ishte ndaluar për krime kundër pronës, shënon vetëvrasjen e gjashtë brenda vitit të fundit në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë