Një tragjedi ka tronditur Egjiptin ditën e sotme, teksa 19 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas rënies në kanal të një prej autobuzëve plot me udhëtarë. 

Lajmi u bë i ditur nga ministria e Shëndetësisë së Egjiptit, bën me dije Reuters

Autobusi po transportonte rreth 35 persona kur doli nga rruga e autostradës ku po qarkullonte dhe ra në kanalin Mansuriya duke shkaktuar dhjetëra viktima. Mendohet se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh, ndërkohë që vijojnë përpjekje për të gjetur trupa të tjerë të udhëtarëve.