Të paktën 36 persona janë vrarë dhe më se 47 të tjerë janë plagosur, gjatë një rrëmuje me rastin e festimit të Vitit të Ri në qytetin jugor kinez, Shangai.
Zyrtarë të këtij qyteti thonë se incidenti ndodhi në hapësirën Bund, që ishte e mbushur me mijëra njerëz. Rrëmuja filloi pak para mesnatës në sheshin Çen Ji.

Nuk është e qartë se çka e shkaktoi këtë rrëmujë në pjesën e qytetit, që është afër lumit Hangpu. Zyrtarët e qytetit Shangai e kanë anuluar shoun laserik me drita, që kishin ardhur ta shikojnë afro 300 mijë njerëz.

Policia tha se i ka filluar hetimet për këtë incident të rëndë. Shangai, njëri nga qytetet më të mëdha në botë, i ka afro 24 milionë banorë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com