Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, ku një fëmijë me origjinë shqiptare është mbytur në det. Sipas mediave greke, djali i mitur i moshës 6-7 vjeçare u mbyt teksa po notonte në det në zonën e Arvit.
Vogëlushi i quajtur Nikolas ishte me nënën e tij, ndërsa shtëpia e tyre ndodhet pak metra larg plazhit. I mituri kërkoi të futej në det, por nëna nuk e lejoi për shkak të dallgëve. Mesa duket, ai i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u largua, por fatkeqësisht u mbyt si pasojë e detit të trazuar.
Ka qenë një banor i zonës që pa trupin e vogëlushit në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin. Në vendngjarje shkuan edhe banorë të tjerë të fshatit. Mjekët, që shkuan me urgjencë në vendngjarje, tentuan ta rikthenin në jetë përmes defibrilatorit.
Nikolas u transportua me urgjencë për në spital, por pavarësisht përpjekjeve nga ana e mjekëve, vogëlushi nuk ia ka dalë të mbijetojë. Nëna e tij pak muaj më parë solli në jetë fëmijën e dytë të familjes dhe në momentin që ndodhi tragjedia ajo ishte në shtëpi me foshnjën, ndërsa babai në punë.
Kryebashkiaku i Viannos, Pavlos Baritakis, tha se ai ishte një fëmijë që e donte shumë detin, ndërsa theksoi se ky plazh është shkëmbor dhe nuk ka një roje shpëtimi.
“Fëmija e donte shumë detin dhe i shpëtoi vëmendjes së prindërve, si pasojë e të cilit humbi jetën. Nuk ka një roje shpëtimi”, tha ai.
Detaje të reja kanë dalë nga mbytja e fëmijës shqiptar 7 vjeçar në Kretë të Greqisë.
Sipas mediave greke, fëmija i ishte shmangur vëmendjes së nënës së tij dhe kishte shkuar për të notuar me një mik në zonën e Arvit.
Fatkeqësisht 7 -vjeçari është marrë nga dallgët dhe për pasojë ka humbur ndjenjat, ndërsa më pas është gjetur në portin afër vendbanimit nga kalimtarët.
Nëna e tij pak muaj më parë solli në jetë fëmijën e dytë të familjes dhe në momentin që ndodhi tragjedia ajo ishte në shtëpi me foshnjën, ndërsa babai në punë.
Nikolla i vogël ishte me origjinë nga Shqipëria dhe jetonte me prindërit e tij vitet e fundit në Arvi.
Kryebashkiaku i Viannos, Pavlos Baritakis, tha se ai ishte një fëmijë që e donte shumë detin, ndërsa theksoi se ky plazh nuk ka roje shpëtimi.
“Fëmija e donte shumë detin dhe i shpëtoi vëmendjes së prindërve, si pasojë e të cilit humbi jetën. Nuk ka një roje shpëtimi”, tha ai.
Ndërsa, një banor i zonës që ka parë fëmijën duke notuar në ujë pa jetë, thotë se menjëherë ka ngritur alarmin.
“Nuk frynte erë, por kishte valë, deti është shumë i rrezikshëm, sepse ka rryma. Rryma e solli në port, por kur kishte humbur ndjenjat. Kishte një puls të lehtë, nuk merrte frymë. Nuk kishte njeri në plazh që ta shihte fëmijën”, tha banori.