HONG KONG - Nga përplasja e dy trageteve që transportonin pasagjerë pranë ishullit Lama në jug të Hong Kongut janë vrarë 36 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në orën 08: 25 të mbrëmjes me orën e Hong Gongut.

Njëri nga tragetet transportonte 120 pasagjerë u përplas nga një tjetër që vinte me shpejtësi dhe si pasojë përfunduan në det mbi 124 persona.

Trageti i Kompanisë Hong Kong Electric Company i cili u fundos, po lundronte natën që ti mundësonte pasagjerëve të shihnin fishekzjarret për festën Kombëtare Kineze të 1 tetorit.

Ky është një nga aksidentet më të rënda detarë të kohëve të fundit në ujërat e Hong Kongut

(b.m/shqiptarja.com)