Një tragjedi ka ndodhur në Itali, në Reggio Emilia, ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje shqiptare. Shkak u bë një aksident i rëndë. Makina me të cilën po udhëtonin 5 anëtarët e familjes doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar. Nëna 22-vjeçare, djali i saj 2 vjeç, ndërruan jetë ndërsa babai që po drejtonte makinën, Orjol Lame, 32-vjeç u transportua në gjendje të rëndë në spitalin Reggio Emilia. 2 viktimat e tjerë janë vëllai (12 vjeç) dhe motra (8 vjeçe) e 22-vjeçares. 

Viktimat janë identifikuar si: Shane Hyseni, 22 vjeçe, Mattias Lame, 2 vjeç, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni 11 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në Via Emilia midis Cadé dhe Villa Gaida. Babai po drejtonte automjetin tip ‘Fiat Stilo’ të errët që humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupat nga makina e shkatërruar.

Policia italiane po punon për të ndërtuar dinamikën e aksidentit. Sipas të dhënave të para, mësohet se makina ishte me shpejtësi kur dol inga rruga. Rruga alternative ku ndodhi aksidenti është shumë e frekuentuar nga shoferët kur autostrada është e mbingarkuar. Për të rritur sigurinë, banorët e zonës kanë kërkuar shpesh nga institucionet që të vendosen kamera shpejtësie dhe limiti të jetë 30 km/h në zonë.

Mediat italiane shkruajnë se 32-vjeçari kishte mbërritur në Itali para disa muajsh me gruan e tij dhe djalin e vogël. Ata jetonin në Calerno dhe të dy prisnin dokumentet e nevojshme për të qëndruar në Itali dhe për t’u punësuar.

1667205134_page.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:51
Tragjedia në Itali/ Në mesin e viktimave, 22-vjeçarja që vdiq në ‘lule të rinisë’ bashkë me djalin 2-vjeç! Dëshmitari: Pash ferrin me sy!(FOTO)

Viktimat Shane Hyseni dhe Mattias Lame

Mediat italiane kanë publikuar foton e dy prej viktimave të aksidentit tragjik në Itali, 22-vjeçares Shane Hyseni dhe djalit të saj vetëm 2 -vjeç, Mattias Lame. Në makinë ishte dhe motra dhe vëllai i saj i mitur, të cilët  po ashtu humbën jetën. Ndërsa bashkëshorti i saj, Orjol Lame i cili drejtonte makinën ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zemërthyer dhe të dëshpëruar, familjarët mbërritën në vendngjarje, mjaft rëndë e përjetoi këtë ngjarje nëna e 22-vjeçares Shane Hyseni, e cila humbi fëmijët e saj dhe nipin e vogël 2-vjeçar. Mjekët e morën me barelë për shkak të gjendjes psikologjike në të cilën ndodhej.

Një dëshmitar i cili ka qenë i pranishëm kur ndodhi aksidenti automobilist tregoi se ka parë “ferrin me sy”. Makina me të cilën të pestë po udhëtonin në drejtim të Parmës, një “Fiat Stilo” raportohet se u përplas me një shtëpi të pabanuar, ku për pasojë u copëtua.

“E pashë makinën të shkojë tërësisht përtej rrugës”, i  tha dëshmitari policisë.

Autoritetet e Reggio-s, të koordinuara nga prokurori i Reggio-s Calogero Paci, janë aktualisht në kontakt me amabasadën shqiptare në Itali. Katër viktimat ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 32-vjeçari u dërgua në spital. Hetuesit po përpiqen gjithashtu të kuptojnë se nga  ku ishte nisur familja shqiptare dhe ku kanë jetuar me saktësi pasi nuk është gjetur asnjë dokument në vend.

Ora 12:10
Aksidenti tragjik në Itali, kush janë viktimat me origjinë shqiptare që humbën jetën

1667214645_it.JPG

Katër viktimat me origjinë shqiptare që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali janë Shane Hyseni, 22 vjece dhe djali i saj 2 vjec, Mattias Lame.

Nga përplasja e makinës me një shtëpi të pabanuar, vdiqën motra dhe vëllai i 22-vjecares, të identifikuar si Rejana Hyseni, 8 vjece dhe Resat Hyseni, 11 vjec. Të gjithë banonin në Reggio Emilia.

Ndërsa shoferi i automjetit, partneri i Shane Hysenit, mbeti i plagosur. Aktualisht është në terapi intensive në spitalin e Parmës pasi ndodhet në gjendje kritike.