Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bologna të Italisë, nëna dhe tre fëmijë humbën jetën pasi zjarri përfshiu apartamentin e tyre në katin e katërt të një pallati 8 aktësh në periferi të qytetit.
Fëmijët, dy binjakë rreth dy vjeç dhe një motër gjashtë vjeç humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në apartamentin e tyre gjatë natës.
Gruaja 31 vjeçare me origjinë rumune, Stefania Alexandra Nistor humbi jetnë gjatë transportyit në spitalin Maggiore.
Zjarri dyshohet se u shkaktua nga një qark i shkurtër i shkaktuar elektrik nga një ngrohës elektrik në dhomën e gjumit të apartamentit.