Tragjedi në Itali, shqiptari masakron më sëpatë fqinjën! 63-vjeçarja u vra para syve të nënës dhe të djalit të saj

Tragjedi në Itali, shqiptari masakron më sëpatë fqinjën! 63-vjeçarja u vra para syve të nënës dhe të djalit të saj

Viktima dhe vendi i ngjarjes

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Roveretos në Itali ku është masakruar me sëpatë një 63-vjeçare italiane, Mara Fait nga një 48-vjeçar shqiptar. Mediat e huaja raportojnë se mes tyre ka pasur një debat të lindur kohë më parë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

Momentet e fundit të jetës së saj, pensionistja, e cila kishte ushtruar më herët profesionin e infermieres, ishte duke shëtitur me nënën e saj 80-vjeçare dhe të birin e saj 30-vjeçar në lagjen e fshatit Rovereto në Itali. Ai e goditi atë dy herë me sëpatë, duke i thyer kafkën.

Gruaja u vra para syve të nënës së saj 80-vjeçare, djalit të saj 30-vjeçar dhe disa familjeve që ishin në rrugë në atë moment. Ndërkohë, pas krimit, babai i dy vajzave adoleshente është vetëdorëzuar pas krimit. Ai ka rrëfyer menjëherë krimin. Fqinjët dëshmuan se viktima e ka denoncuar disa herë në polici pasi autori shqiptar e ofendonte. Ai gjithashtu dyshohet se ia ka thyer celularin dhe i ka dëmtuar makinën, thonë fqinjët.

Vrasja ka ndodhur pas sherreve të vazhdueshme që kishin me vite të tëra, me kërcënime, ofendime dhe ankesa. Mara Fait ishte sulmuar edhe më parë nga autori. Dje ajo po kthehej nga supermarketi pasi kishte bërë pazar me nënën e saj të moshuar dhe të sëmurë.

Pamje nga vendngjarja 

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 31/07/2023 09:52

    ASGJE NUK JUSTIFIKON NJE KRIM TE TILLE. KAFSHA SHPELLARE. KUJTON SE ATJE KA BANDITIN berisha QE TA SHPETOI NGA ERGASTOLO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Hungaria dhe Serbia pritet t’i shtrojnë tapetin e kuq udhëheqësit kinez Xi

Hungaria dhe Serbia pritet t’i shtrojnë tapetin e kuq udhëheqësit kinez Xi