Tragjedi në Itali/ Stuhia e rrëzon nga çatia, babai bie mbi djalin 14-vjeçar

Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur nga vala e motit të keq që ka prekur pjesën më të madhe të Italisë qendër-jugore ku erërat shumë të fuqishme kanë shkaktuar rënie të strukturave dhe pemëve. Dje u raportua për 3 të vdekur, në rajonin e Lazios, ndërsa mediat italiane bëjnë me dije se edhe një viktimë tjetër është regjistruar po në këtë rajon, ku një 54 vjeçar humbi ekuilibrin si pasojë e stuhisë teksa po përpiqej të rregullonte çatinë dhe ra nga një lartësi prej gjashtë metrash sipër djalit 14 vjeçar, i cili më pas ndërroi jetë.

Moti i keq ka krijuar vështirësi edhe në hapësirat detare.

Fuqia e erës ka arritur në mbi 160 km/h përgjatë bregdetit Adriatik. Pesëmbëdhjetë anëtarët e ekuipazhit të një anije mallrash dhe të një varke u shpëtuan me helikopter pasi mjetet u bllokuan në cekëtinë si pasojë e rrymave detare. Ndërkohë rrugët përgjatë bregdetit të Barit janë përmbytur si pasojë e përplasjes së dallgëve të larta.

Autoritetet kanë vendosur perimetra sigurie, ndërsa në disa rajone është ndërprerë trafiku. Në tërësi, forcat zjarrfikëse dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë kanë realizuar mbi 1500 ndërhyrje për shkak të problemeve të shkaktuara nga moti i keq.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi