Tragjedi në Itali, vdesin motrat 15 dhe 17 vjeçe! Dolën para shinave të trenit dhe u tërhoqën zvarrë për rreth 700 metra

Tragjedi në Itali, vdesin motrat 15 dhe 17 vjeçe! Dolën para shinave të trenit dhe u tërhoqën zvarrë për rreth 700 metra

Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Dy motra të moshës 15 dhe 17 vjeç janë përplasur për vdekje nga një tren me shpejtësi të lartë në stacionin Riccione në provincën Rimini. Treni ishte nisur për Milano. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit. “Ndal, mos”, ishin thirrjet e rojtarit të shinave dhe udhëtarëve të tjerë që po prisnin trenin por nuk arritën të parandalonin ngjarjen e rëndë sepse të rejat i kaluan shinat.

Skena që panë të gjithë dëshmitarët e pranishëm ishte trishtuese dhe tragjike. Trupat e vajzave u copëtuan nga goditja e fortë dhe u tërhoqën zvarrë për të paktën 700 metra. Pak larg vendit ku u përplasën, u gjetën këpucë dhe sende personale.

Një dëshmitar, i cili punon në stacionin e trenit tregoi: “Po rregulloja pijet rreth orës 06:30 kur një vajzë e bukur e veshur me të zeza m’u afrua dhe më tha se nuk kishte para dhe i kishin vjedhur celularin. Më vonë u largua dhe u takua me motrën e saj. Papritur u drejtuan për në platformën 2. Kur kuptova se çfarë donin yë bënin bërtita me të madhe, dëgjova zilen e fortë të lëshuar nga treni dhe më pas goditjen e jashtëzakonshme. Të gjithë nisën të bërtisnin”.

Pas disa orësh, u zbuluan identitetet e tyre nga një celular që u gjet pranë vendit ku ndodhi tragjedia. Ishte babai që mbërriti në morgun e spitalit Riccione për të bërë identifikimin.  Kryetarja e Bashkisë së Ricciones tha se e diela nisi me lajm tragjik dhe shprehu ngushëllimet e saj për familjen. Mbetet ende e paqartë përse motrat zgjodhën të kryenin këtë akt ekstrem.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja