Një masakër e vërtetë ka ndodhur në Kanada kur një person me probleme mendore ka vrarë 8 persona të familjes dhe më pas ka qëlluar dhe mbi veten. Ngjarja tepër e rëndë ndodhi në perëndim të Kanadasë në Edmomonton. Sipas policisë, bëhet fjalë për një rast të dhunës në familje nga një person me probleme mendore i cili vrasjen e bëri fillimisht mbi 2 fëmijët, 4 gra dhe 2 burra. Fëmijët ishin nën moshën 10 vjeçare.
Vrasësi i dyshuar i ka vrarë viktimat në dy vende të ndryshme gjatë dy ditëve në Edmonton, e pastaj është larguar nga ky qytet dhe ka vrarë veten në një restorant në një vendbanim të afërt.
Shefi i policisë së Edmontonit vlerësoi se kjo ishte “vrasje masive e pakuptimtë”, ndërsa ky ishte incidenti më vdekjeprurës në historinë e qytetit.
Vrasje të tilla masive në Kanada janë shumë të rralla. Në qytetin Edmonton me 878.000 banorë gjatë 2013 janë regjstruar 27 vrasje, por ngjarja e fundit është tragjedia më e madhe që prej 1956 ku u vranë 6 persona.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO