Tragjedi në Mesdhe, mbyten 70 emigrantë

Tragjedi në Mesdhe, mbyten 70 emigrantë

Të paktën 70 emigrantë janë mbytur këtë të premte në afërsi të brigjeve lindore të Tunizisë. Tragjedia ndodhi rreth 60 kilometra larg Sfaksit, në jug të kryeqytetit të Tunizisë.

 Varka me emigrantët nga Libia ishte nisur të enjten nga porti perëndimor libian me synimin për të mbërritur në Itali. Siç shkruan CNN, numri i viktimave pritet të jetë më i madh, pasi vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave. Ministria e Mbrojtjes e Tunizisë tha se njësitë e marinës kanë arritur që të gjejnë vetëm 3 trupa. Ndërkohë, Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka njoftuar se kanë mbijetuar vetëm 16 persona.

Sipas shifrave të IOM, këtë vit kanë vdekur në Mesdhe 443 emigrantë.

Të premten, zëdhënësi i OKB-së, Babar Baloch u bëri thirrje qeverive në të gjithë botën për të ndihmuar, duke shprehur shqetësimin lidhur me mungesën e anijeve në dispozicion për të ndihmuar marrjen e emigrantëve dhe refugjatëve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë